• Kontakt
Monday, July 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vuçiç i vendos kushte të reja Albin Kurtit, ja si i përgjigjet kryeministri i Kosovës

23/09/2021
in Aktualitet, Diaspora
A A
Tensione në Bruksel: Albin Kurti përplaset me Vuçiç në takim, akuzon Serbinë për gjenocide më 1878, 1912 dhe1999! Vuçiç: Njerëzit në BE nuk po besojnë atë që po dëgjojnë! Njeriu u kthye në shekullin XIX
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas mediave të Beogradit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ia ka paraqitur katër kushte Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare për t’u kthyer në dialog. Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vetëm një kusht për ta hequr masën për të mos i lejuar të hyjnë në Kosovë automjetet me targa serbe.

Pas dërgimit të njësive policore të armatosura ROSU në veri të Kosovës me qëllim të mbikqyrjes së zbatimit të vendimit të Qeverisë për reciprocitet në çështjen e targave të automjeteve, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha qartë se nuk aryse që dialogu të vazhdojë në këtë moment. Ai paraqiti disa kushte për vazhdimin e dialogut: që Bashkimi Evropian të tregojë nëse vijon të jetë në fuqi marrëveshja e Brukselit apo jo, që policët e armatosur të tërhiqen nga veriu, që vendimi kundër Ivan Todosijeviqit të anulohet dhe që të jepen licensa për dy kompanitë serbe të energjisë elektrike, shkruan Novosti, medium i afërt me kreun e shtetit serb.

Serbia kërkon formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ashtu që kreu i shtetit serb e ka pyetur Bashkimin Evropian nëse marrëveshja për të është ende e vlefshme. Kjo marrëveshje u ratifikua edhe nga Kuvendi i Kosovës. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese kishte gjetur shkelje në disa pika të marrëveshjes për formimin e Asociacionit. Kjo konsiderohet e e papranueshme për Beogradin.

Beogradi po ashtu ka kërkuar vazhdimisht licensimin e dy kompanive serbe, “Elektrosever” dhe “EPS trgovina” për furnizimin me energji elektrike në veri të Kosovës.

Serbinë e irriton edhe vendimi i Gjykatës së Apelit në Kosovë e cila e ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas të cilit deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Ivan Todosijeviç, ishte dënuar me dy vjet burgim në nën akuzat për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, pasi e quajti trillim masakrën e Reçakut.

Todosijeviq pati deklaruar në mars të vitit 2019 se “arsye për agresionin e NATO-s ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”. Deklarata e tij përkonte me 20-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s në caqet e ish-ushtrisë jugosllave – fushatë kjo që i dha fund luftës në Kosovë. Serbia kërkon anulimin e këtij aktgjykimi, duke e bërë këtë një tjetër kusht për t’u kthyer në tavolinën e bisedimeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të hënën në Kuvendin e Kosovës se vendosja e targave të Republikës së Kosovës për të gjitha automjetet me tabela të Serbisë nuk ka qenë dëshirë e tij, por imponim nga pala tjetër.

Kurti tha se ky vendim do të jetë në fuqi derisa qytetarët e Kosovës do të paguajnë për targa kur futen në Serbi.

“I lus qytetarët serbë të vazhdojnë përditshmërinë pa frikë se po iu cenohet ndonjë e drejtë. Ju jeni të barabartë me ne. Targat nuk janë dëshirë e jona por imponim nga pala tjetër. Derisa qytetarët tanë do të paguajnë për targa kur futen në Serbi, do të vazhdojnë edhe targat e përkohshme kur hyjnë në Kosovë”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Kreu i Qeverisë së Kosovës tha dje se është i gatshëm që ta heqë masën e reciprocitet për targat në rast se edhe Serbia zotohet se do ta bëjë të njëjtën kundrejt Kosovës.

“Kjo masë është e barabartë me atë që shteti i Serbisë e aplikon ndaj Kosovës për dy dekada. E kam bërë të ditur edhe në takimin që e kam pasur me ambasadorët e QUINT-it dhe me shefin e misionit të BE-së, se vendimi i Kosovës është në kornizën e zbatimit të ligjit dhe jam i gatshëm që në çdo kohë këtë masë ta heqë, nëse kemi një zotim të tillë edhe nga pala e Serbisë”, ka thënë Kurti./Express

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In