• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vrau ish-dhëndrin dhe plagosi avokatin e tij, arrestohet autori i ngjarjes

04/06/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
Vrau ish-dhëndrin dhe plagosi avokatin e tij, arrestohet autori i ngjarjes
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Arrestohet autori i vrasjes tek Gjykata e Tiranës.Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka bërë të ditur se pas ndjekjes, është bërë arrestimi i autorit të dyshuar të krimit.

Ai është Mexhit Picari, i cili është shoqëruar për në ambientet e Policisë së Tiranës.Jaupaj konfirmoi faktin se çifti Saliaj ka qenë në një proces divorci problematik. Mexhit Picari është një ish-punonjës i policisë ndërtimore.

Viktima Saliaj, i cili u vra nga ish-vjehrri, ishte në proces divorci me bashkëshorten për shkak të përplasjeve dhe konflitkeve të mëhershme që kanë pasur.

Ky rast, nuk është i padëgjuar por është bërë publik në media pak kohë më parë. Konflikti brenda familjes ka nisur që herët. Çifti i bashkëshortëve janë konfliktuar e akuzuar për tradhti dhe dhunë.

Historia, nga procesi i divorcit deri në vrasjen e sotme

Nusja e shtëpisë, një vajzë e re 32-vjeçare, është larguar nga shtëpia e bashkëshortit, Kudret Saliajt, duke lënë pas 3 fëmijët. Nga palët asokohe kishte pretendime të kundërta.

Familja e burrit pretendonte se nusja e shtëpisë, Dhurata Saliaj, është larguar me vullnetin e saj. Ndërsa kjo e fundit thotë se ishte vetë bashkëshorti që e dërgoi tek prindërit e saj.

Por si rrodhën ngjarjet që situata erdhi deri në këtë pikë?

Brenda familjes ka pasur akuza dhe kundërakuza, pretendime për tradhti bashkëshortore, mosmarrëveshje dhe deklarata për dhunë fizike dhe psikologjike.

Familja e bashkëshortit, konkretisht vjehrra e 32-vjeçares, mbesa e burrit të saj, madje edhe 2 fëmijët e saj, e akuzojnë Dhurata Saliajn për tradhti bashkëshortore.

Ata thonë se ka prova, ndërsa vetë Dhurata mohon çdo gjë të tillë dhe i konsideronte sajesa e trillime. Por konflikti brenda familjes u tensionua akoma më shumë.

Ndaj Dhuratës u bë një denoncim në polici, ku akuzohej se kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve të saj dhe mbesës së burrit, si dhe të kishte kërcënuar vjehrrën.

Pas këtij kallëzimi, Dhurata Saliaj u arrestua më datë 3 Tetor. Pasi u arrestua, Dhurata doli përpara Gjykatës së Tiranës dhe trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie.

Kudret Saliaj, i cili u vra nga ish-vjehrri paditi në Gjykatën e Tiranës bashkëshorten, të bijën e autorit, ndërsa sot ishte seanca e pestë e procesit të divorcit.

Pas seancës gjyqësore, Kudret Saliaj ulet në një kafene bashkë me avokatin Adriatik Cama. Në këtë moment, M.Picari, ish-vjehrri i viktimës, futet në lokal dhe qëllon Saliajn 4-5 herë duke e lënë të vdekur ndërsa plumbat kapën edhe avokatin.


Share210Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

14/11/2025
Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

13/11/2025
In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

11/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In