• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vrasja e Azem Hajdarit! Izet Haxhia hap letrat në gjykatë dhe rrëfen detajet e 12 shtatorit: Zbardh lëvizjet e dyshimta të Berishës

24/11/2021
in Aktualitet, Dosja X
A A
Vrasja e Azem Hajdarit! Izet Haxhia hap letrat në gjykatë dhe rrëfen detajet e 12 shtatorit: Zbardh lëvizjet e dyshimta të Berishës
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Izet Haxhia ka rrëfyer në gjykatë të gjithë dinamikën e vrasjes së Azem Hajdarit në 12 shtator 1998. Gjyqi ndaj tij ka shkuar në fazën fundit, por gjykata ka pranuar që të dëgjojë qëndrimet e tij.

Haxhia është dënuar pas vrasjes, por pas rikthimit nga Turqia u rihap gjyqi ndaj tij. Pas disa vitesh procese ai ka mbërritur në fazën finale. Gjykata kishte mbyllur hetimin gjyqësor në mungesë të tij dhe dje do të jepte pretencën prokurori për të kërkuar dënimin e tij.

Por sipas burimeve avokati i tij, Idajet Beqiri, i ka kërkuar gjykatës të riçelë hetimin gjyqësor dhe të dëgjonte deklarimet e Izet Haxhisë, sepse mungesat e tij në seancat paraardhëse të gjykimit ishin të arsyetuara për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të tij.

Kjo kërkesë u pranua nga gjykata dhe Izet Haxhia bëri një rrëfim të situatës nga njohja me Azem Hajdarin në nëntor 1990 dhe me Sali Berishën në dhjetor 1990, marrëdhëniet reale Berisha-Hajdari ndër vite, deri në vrasjen e Azem Hajdarit.

Në apologjinë e Izet Haxhisë para gjykatës kishte brenda fakte dhe ngjarje që dëgjoheshin për herë të parë. Ai vijon t’i qëndrojë deklaratave se nuk ka lidhje me këtë ngjarje, ndërkohë që gishtin duket se e ka drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, pasi ka dyshime se ai ka qenë i implikuar në nxjerrjen e Hajdarit në pritë.

Sipas burimeve, Haxhia ka rrëfyer me detaje momentin e vrasjes, ndërkohë që pak muaj më parë ishte gazeta “Sot” ajo që publikoi deponimin tij të plotë. Gazeta po risjell më poshtë rrëfimet e Izet Haxhisë për 12 shtatorin 1998, sipas avokatit Idajet Beqiri publikuar në gusht nga gazeta. Edhe në gjykatë mësohet se ai i ka qëndruar të njëjtave deklarata.

Deponimet e Izet Haxhisë

“Pasi mbërriti në zyrat e PD-së Azem Hajdari, u thirr në zyrë prej Sali Berishës dhe, ky i fundit i tha që të dilte e të merrej vesh me ta! Sali Berisha i shmanget si djalli temjanit thirrjes para gjykatës për të dëshmuar, krahas dijenive të tij për fakte të tjera edhe këtë fakt, domethënë se përse nxori Azem Hajdarin të “merrej vesh” me Fatmir Haklajn dhe me Jaho Mulosmanin, në një kohë që edhe sikur Azem Hajdari të vepronte në kokën e vet dhe të dilte, duhet të ishte pikërisht Sali Berisha që do t’i thoshte atij që të njoftonte policinë për këtë dyshim dhe rrezik që ishte prezent për orë të tëra pranë selisë së PD-së.

Fakti që Berisha, për ta larguar nga vetja rolin e “hijeksit” që bëri, duke e nxjerrë në pritë Azem Hajdarin, krijoi “alibinë” se gjoja Fisnik Sina, i cili ishte ditën e ngjarjes me Sali Berishën, i ka thënë Saliut një ditë pas ngjarjes se kishte hyrë në zyrën e Azem Hajdarit dhe i kishte thënë se para Selisë së PD-së ndodhej një makinë, brenda së cilës ka njerëz të dyshimtë të armatosur!

Madje Sali Berisha vazhdon më tej “alibinë” e tij, duke thënë se në bisedën e datës 13 shtator 1998, një ditë pas vrasjes së Azem Hajdarit, kanë ndarë të dy mendimin sesi kishte mundësi që Azem Hajdari kishte dalë nga zyra dhe kishte shkuar vetë te makina ku ndodheshin vrasësit, në vend që të dërgonte truprojat e tij! I kërkuam gjyqtarit Lazër Sallaku që të thërriste si dëshmitar Fisnik Sinën për të dëshmuar rreth këtij fakti me shumë rëndësi për ngjarjen, mirëpo ky gjyqtar e refuzoi këtë kërkesë të drejtë tonën si mbrojtës ligjor.

Deklarat në ambasadë

Këtë “alibi” Sali Berisha e ka paraqitur me shkrim në datën 16 korrik 1999 në adresë të zotit Robert H. Froëik, i ngarkuar me punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë. Në këtë deklaratë Sali Berisha ka dhënë një informacion të rremë për ngjarjen e datës 12 shtator 1998.

Mjafton të lexohet me vëmendje kjo deklaratë, për të vërtetuar faktin se Sali Berisha, jo vetëm që ishte në dijeni të një rreziku dhe të një krimi, i cili me shumë gjasa dilte qartë që nuk kishte në objektiv të tij Azem Hajdarin, por ai përpunoi, orkestroi, nxiti, nxori në pritë Azem Hajdarin dhe fshehu, me deklarimet e tij të pavërteta ngjarjen, duke e shfrytëzuar atë në maksimum për interesat e tij personale.

Sali Berisha e lidhi këtë ngjarje me Fatos Nanon dhe me Fatos Klosin. Arriti deri aty sa të shmangë nga kjo vrasje Fatmir Haklajn, duke mos e zënë në gojë kurrë emrin e tij. I shkoi në spital Zenel Nezës, ish-truprojës së Azem Hajdarit, i cili po luftonte me vdekjen, dhe në prani të Ylli Rakipit i tha që të përmendte si “vrasës” të Azem Hajdarit, personin me uniformë të policisë, ish-Shefin e Krimeve në Tropojë, Jaho Mulosmani!

Madje e këshilloi Zenel Nezën që nëse pyetej për ekzistencën në vendngjarje të Fatmir Haklajt, të thoshte se e njihte shumë mirë Fatmir Haklajn, por nuk e ka parë në vendin e ngjarjes dhe se ekzekutori ishte Jaho Mulosmani!

Për fatin e keq, Zenel Neza, dëshmitari i vetëm okular i ngjarjes i mbetur gjallë edhe pasi me prova bindëse dhe të pakontestueshme u vërtetua se vrasësi i Azem Hajdarit ishte Fatmir Haklaj dhe se Jaho Mulosmani e ka penguar atë, duke thyer madje edhe gishtin e dorës, me qëllim që të mos e ekzekutonte Azem Hajdarin, para prokurores norvegjeze Siri S. Frigaard nuk ka lëvizur nga “istikami” ku e vendosi Sali Berisha, ka mbajtur përsëri qëndrimin e gënjeshtërt se gjoja ekzekutori i Azem Hajdarit ishte Jaho Mulosmani dhe se Fatmir Haklaj nuk ishte fare i pranishëm në vendin e ngjarjes!

Mjafton ky fakt për të vërtetuar disa të vërteta të mëdha: E para, që Sali Berisha ishte i interesuari dhe përfituesi i vetëm nga vrasja e Azem Hajdarit; E

dyta, që Sali Berisha, duke e ditur që, pas takimit të Muharrem Haklajt me Azem Hajdarin, si dhe pas sigurimit të provës audio-video ku dilte se cili ishte urdhëruesi i vrasjes së Shkëlqim Haklajt, radha për hakmarrje mbetej te Sali Berisha;

E treta, që duke i njohur mirë familjen Haklaj, vlerësoi se duke mos thënë të vërtetën e kësaj ngjarje, do të zbuste sadopak situatën dhe raportet me këtë familje, duke u dhënë të kuptonin se ai, Sali Berisha, nuk kishte asnjë problem, mllef apo qejfmbetje hakmarrëse primitive ndaj Familjes Haklaj…

Leximi i deklaratës së firmosur nga Sali Berisha, dërguar në datën 16 korrik 1999 në adresë të Zotit Robert H. Froëik, i ngarkuar me punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, faksimilen e së cilës e bëjmë pjesë përbërëse të këtij shkrimi, të vlerësohet nga cilido i interesuar për të vërtetën e ngjarjes dhe pse Sali Berisha është hedhur degë me degë me lloj-lloj insinuatash të pavërteta për këtë vrasje të rëndë politike”.

Share208Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

15/07/2025
Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In