• Kontakt
Monday, August 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Humor

Vlonjatët i shkruajnë Metës!

20/02/2021
in Humor
A A
Vlonjatët i shkruajnë Metës!
1.9k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I dashur Ilir,

Morëm vesh se kishe qenë nga këto anë. Na bëhet qejfi evlat. Ne mikun e kemi të shenjtë. Megjithëse duhet ta dish se Selenica nuk është Vlorë a të….nejse. Do mësosh edhe ti, se nga Çepani je.

Për herë të parë det pe kur të sollën në kampin e pionierëve. Kishe thënë që vjen kur të duash. Tani që ta sqarojmë këtë punën, kur të duash vjen ti, se vijnë një milion turistë çdo vit. Vijnë, hanë, lahen, flenë e ikin prapë, dhe janë të mirëseardhur.

Vetëm se po e vure si punë basti që vjen si trim të ngresh flamurin te Sheshi Flamurit, duhet ta marrësh pak shtruar. Do na pyesësh një herë ne. Se edhe ai burri që e ngriti i pari, pavarësisht se ishte bej i Vlorës e djali ynë, erdhi me të butë e shtruar shtruar. Se edhe Hysni Kapua që ishte djalë ynë thoshte që Vlorës duhet ti rrish tek ullishtet derisa të marrësh leje. Se po e zure me inat, nuk ke punë me Damianin, se Damianin këndej nuk e ka njeri në refene. Pyet një herë edhe atë plakun që ke në krah, se ai e di më mirë si futesh nga këto anë. Se nuk e bën dot “Tokë e Xanun” këtu a të….

Kishe bërë edhe një deklaratë për Edin. Tani dëgjo pak, dhe kije vath në vesh: Ai është nip në këtë qytet. Dhe dajua shtie pushkë për nipin. Po ti nuk e di, se je i ri dhe ke ikur shpejt nga fshati. E që ta ngasim llafin, ne edhe mbase e themi ndonjë llaf, dhe kjo quhet kritikë. Por kur e bëjnë të tjerët, quhet e sharë. Dhe ne nuk kemi midé të mbajmë të sharat. Nuk shquhemi për gjakftohtë.

Ndaj djalo, hajde sa herë të duash këndej. Ndalu edhe në shesh të Flamurit sa herë të duash. Edhe ndonjë dekoratë na e jep se i pëlqejmë. Vetëm gojës mos i jep shumë. Se nuk dihet si të pret gjuha dhe pastaj të nxjerrin gomat xixa sa të kapësh Fierin./dritare.net

Share260Tweet162


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In