• Kontakt
Friday, July 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vladimir Putin: Brenda pak ditësh gati vaksina kundër COVID-19, e provuam edhe tek vajza ime

11/08/2020
in Aktualitet, Bota
A A
Vladimir Putin: Brenda pak ditësh gati vaksina kundër COVID-19, e provuam edhe tek vajza ime
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti rus, Vladimir Putin përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se vaksina e parë në botë kundër COVID-19 do të regjistrohet në Rusi brenda pak ditësh. Ai thekson se kjo vaksinë do t’i hapë rrugë Covid -19 njësoj si sateliti rus që shkoi i pari në hapësirë.

Më tej ai shton se mjekësia ruse e ka menaxhuar më së miri pandeminë dhe se shkencëtarët rus kanë kaluar fazat e nevojshme të vaksinës. Vaksina do të jetë shpresë jo vetëm për Rusinë, por për të gjithë botën, shprehet Putin. “Vaksina e parë në botë kundër koronavirusit do të regjistrohet në Rusi brenda pak ditësh.”

Shkencëtarët rusë kaluan fazat e nevojshme të testit. Mjekësia jonë është ka bërë një punë të mirë me epideminë dhe tani i jep shpresë jo vetëm vendit tonë, por gjithë botës. Tani vaksina ruse do t ‘ i hapë rrugën të ardhmes pa COVID-19, maska dhe izolim social”, shkruan ai në rrjetin social “Facebook”. Raportohet se një nga vajzat e Vladimir Putin ka marrë pjesë në eksperimentin për vaksinën kundër koronavirusit.

“Një nga vajzat e mia ka marrë pjesë në eksperiment dhe i është injektuar një dozë. Temperatura i shkoi 38 gradë për një ditë, pastaj u kthye në normalitet”, mësohet të ketë thënë Putin.

Për momentin megjithatë, nuk ka ende asnjë konfirmim shkencor, për gjetjen e vaksinës kundër Covid, nga ana e Rusisë. Raportimet për një vaksinë ruse kanë qarkulluar prej disa javësh, por janë shoqëruar me shqetësime për sigurinë dhe efektin e saj, si dhe hamendësimeve që Rusia nuk i ka zbatuar të gjitha hapat e zhvillimit të një vaksine.

Zyrtarë rusë thanë për CNN më parë se faza e tretë e testimeve do të ndodhte pas regjistrimit të vaksinës. Rusia nuk ka publikuar asnjë të dhënë shkencore mbi testimet për vaksinën dhe kritikët thonë se këmbëngulja për prodhimin sa më të shpejtë të vaksinës vjen pas presionit politik nga Kremlini, që kërkon ta portretizojë Rusinë si një fuqi botërore mjekësore.

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Refugjati, jeta e të cilit u kthye në një nga filmat më të famshëm të Steven Spielberg…  “The Terminal”

Refugjati, jeta e të cilit u kthye në një nga filmat më të famshëm të Steven Spielberg… “The Terminal”

17/07/2025
Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

In memorie! Fadil Hasa ylli i humorit ka 7 vite që i mungon Durrësit dhe Shqipërisë

17/07/2025
Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In