• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Viti 1983: Kur Flota Luftarake Detare kërkoi ndryshimin e gjerësisë së detit territorial të Shqipërisë nga 15 në 12 milje detare

17/01/2021
in Aktualitet, Dosja X
A A
Viti 1983: Kur Flota Luftarake Detare kërkoi ndryshimin e gjerësisë së detit territorial të Shqipërisë nga 15 në 12 milje detare
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Artur Mecollari

Në një dokument të hartuar nga Forcat Detare, që i dërgohej ish-përfaqësuesit të Shqipërisë në negociatat për Konventën e Tretë të OKB-së mbi të Drejtën e Detit (UNCLOS III) Sokrat Plaka, në atë kohë Zëvendësministër i Punëve të Jashtme, nëpërmjet Zëvendësministrit të Mbrojtjes Jaçe Lula, argumentohej se legjislacioni shqiptar binte në kundërshtim me UNCLOS III (1982) lidhur me gjerësinë e detit territorial prej 15 milje detare.

Po ashtu, letra në përputhje me konventën e sapo nisur të firmosej argumentonte se legjislacioni kombëtar binte në kundërshtim me këtë konventë lidhur me regjimin e kalimit paqësor të anijeve të luftës.

Me ligj Shqipëria kishte kufizuar të drejtën e kalimit paqësor të anijeve të luftës nëpër detin e saj territorial.Në vitin 1983 legjislacioni kombëtar mbi detin mbështetej kryesisht në dekretin Nr. 4650 datë 9.3.1970 “Për kufirin e RPSSH”, ndryshuar me dekretin nr. 5384, datë 23.2.1976.

Në përfundim letra rekomandon ”për ndryshimin ose korrigjimin e tyre duhet marrë miratimi nga organet përkatëse”. Ky vlerësim i raporteve të legjislacionit shqiptar me të drejtën ndërkombëtare të detit mban datën 18 janar 1983 dhe është hartuar vetëm 39 ditë pas fillimit të firmosjes në Montego Bay të Xhamajkës UNCLOS III, më 10 dhjetor 1982. Megjithatë, kjo shkresë u arkivua dhe asnjëherë nuk u mor në konsideratë.Shqipëria kishte shpallur me ligj gjerësinë e detit territorial 15 milje detare në vitin 1976.

Negociatat për përgatitjen e UNCLOS III (1982) kishin nisur në vitin 1973 dhe Shqipëria kishte përfaqësuesit e saj në konferencat e saj. Gjatë punimeve të Konferencës për UNCLOS III, sesionit të 139-të i zhvilluar në 27 gusht 1980, përfaqësuesi i Shqipërisë Z. Murat Angoni propozoi që gjerësia e detit territorial i shtetit bregdetar të shtrihej deri në një distancë të arsyeshme në përputhje me rrethanat gjeografike, biologjike, sociale, kushtet ekonomike, etj. Kjo me qëllim marrjen në konsideratë të sovranitetit kombëtar, interesave ekonomike dhe rrethanave të tjera lundrimore, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Pavarësisht pozicionit të Shqipërisë dhe disa shteteve të tjera në zhvillim, Konventa e Tretë e OKB-së mbi të Drejtën e Detit, e cila filloi të firmosej në Montego Bay më 10 dhjetor 1982, kodifikoi gjerësinë e detit territorial 12 milje detare. Gjithsesi, edhe Konventa e OKB-së mbi Detin Territorial 1958 kishte kodifikuar gjerësinë e detit territorial 12 milje detare, pavarësisht se Shqipëria nuk kishte aderuar në këtë konventë. Duket se Shqipëria kishte hyrë në negociatat për UNCLOS III me gjerësinë e detit territorial 15 milje detare si një fakt i kryer.Më 16 dhjetor 1981 anijet ushtarake të SHBA-së kishin hyrë në ujrat detare të Shqipërisë (operacion deklarimi), në distancë mbi 12 milje detare, por brenda 15 miljeve.

Ky ishte një sinjal i qartë se Shqipëria kishte shpallur gjerësinë e detit territorial 15 milje detare në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Programi i “Lirisë së Lundrimit”, kishte nisur të zbatohej nga SHBA dhe ai kishte dhe vijon të ketë si qëllim të detyrojë shtetet aleate, mike dhe kundërshtare të SHBA të respektojnë dispozitat e të drejtës ndërkombëtare të detit.

Midis vitit 1981 dhe vitit 1987 anijet e Forcave Detare të SHBA do të kryenin disa operacione deklarimi në ujrat territoriale shqiptare.Edhe pse propozimi i Flotës Luftarake Detare i 18 janarit 1983 nuk u mor në konsideratë nga politika, në vitin 1990 do të provohej se ai ishte i argumentuar. Duket se oficerët e Flotës Luftarake Detare kishin lexuar qartë jo vetëm të drejtën ndërkombëtare, por edhe mesazhet diplomatike të SHBA nëpërmjet Forcave të tyre Detare. Mbas telegramit të SHBA, nëpërmjet Ambasadës Franceze në Tiranë të korrikut 1989, në vitin 1990 Shqipëria me ligj do të ndryshonte gjerësinë e detit territorial nga 15 në 12 milje detare. Ky akt ishte një pranim i UNCLOS III (1982), në të cilin Shqipëria edhe pse kishte marrë pjesë gjatë negociatave, nuk e njohu kurrë atë deri në vitin 1990. Shqipëria do të aderonte në UNCLOS III (1982) në vitin 2003.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In