• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Dosja X

Viti 1961, si e fundosi një spiun grek elitën e komunitetit çam në Shqipëri

19/06/2020
in Dosja X
A A
Viti 1961, si e fundosi një spiun grek elitën e komunitetit çam në Shqipëri
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 1960, në prag të prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, komunistët shqiptarë piketuan dhe nisën goditjen e grupit armiqësor të radhës.

Sipas aktpadisë, të arrestuarit kishin planifikuar përmbysjen me dhunë të pushtetit popullor në Shqipëri në bashkëpunim me të konsideruarit revizionistë jugosllavë, me të konsideruarit monarko-fashistë grekë si dhe me Flotën e Gjashtë Amerikane të stacionuar në Detin Mesdhe.

Të gjithë anëtarët e grupit ishin pjesëtarë të komunitetit të refugjatëve çamë, banues ose ish-banues në Konispol dhe zonat pranë këtij ekstremi jugor të vendit.

Më i shquari ndër ta ishte ushtaraku Teme Sejko, deri para pak javësh në postin e kundëradmiralit të Flotës Ushtarako-Detare, vëllai i tij më i madh, Taho Sejko, ish-gazetar i Zërit të Popullit dhe drejtor i parkut automobilistik të Shkodrës, Tahir Demi – kryetar i komitetit ekzekutiv të Elbasanit, Abdyl Resuli – ushtarak dhe disa të tjerë.

Sipas pretencës së kryeprokurorit të Republikës, Aranit Çela, plani i këtij grupi, të epitetuar si kriminal, për rrëzimin e pushtetit popullor në Shqipëri ishte i tillë:

“…Të akuzuarit, që mbanin lidhje me shërbimet sekrete jugosllave, greke dhe amerikane, ishin duke përgatitur një kryengritje të armatosur kundër pushtetit popullor.

Njëkohësisht këto shërbime sekrete kishin nisur të organizonin e stërvitnin emigrantë të arratisur jashtë vendit për ti dërguar në territorin shqiptar si diversantë me qëllim për të krijuar bazat e kryengritjes.”

Por sa të vërteta ishin këto akuza që do të çonin në plumb elitën e emigrantëve çamë në Shqipëri?

Ashtu si në raste parakaluese, apo edhe të mëpasme, të gjitha akuzat ishin të montuara.

Madje në rastin e Teme Sejkos, për të bërë gjithçka më të besueshme, Sigurimi i Shtetit do të përdorte edhe një agjent grek të quajtur Kosta Fili, i cili ndërkohë vuante dënimin me burg për akuza të ngjashme.

Vetë Kadri Hazbiu, në këtë kohë ministër i Brendshëm, e takon spiunin grek duke i thënë tekstualisht: Të fola këtu, është bërë një tenxhere me kabuni, shiko mos i hedhësh një grusht kripë brenda se pastaj përgjigjesh ti me kokë”.

Kabunia – një ëmbëlsirë me bazë orizin – ishte pikërisht çorba e hidhur që Kadri Hazbiu kishte përgatitur për ish-mikun e vet Teme Sejko.

Spiuni grek, në këmbim të ndonjë favori në burg, duhet të dëshmonte në gjyq kundër Teme Sejkos, duke e akuzuar atë si lidhje të grekëve.

Kështu u fabrikua një proces pas të cilit çamët, që të gjithë ata, sipas një orientimi të pashpallur nga pushteti i kohës, do të emërtoheshin si “të pabesë”. Një histori që do të vazhdonte gjatë.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Kocka”, një nga rolet më brilante të Robert Ndrenikës

“Kocka”, një nga rolet më brilante të Robert Ndrenikës

06/09/2025
Albert Vërria, pesha e roleve dhe fuqia e interpretimit! Zootekniku që ëndrra e aktorit e shndërroi në një nga gurëthemelet e artit skenik shqiptar

Albert Vërria, pesha e roleve dhe fuqia e interpretimit! Zootekniku që ëndrra e aktorit e shndërroi në një nga gurëthemelet e artit skenik shqiptar

06/09/2025
Katër vite pa mjeshtrin i humorit Paulin Preka që hyri në familjet shqiptare me  “Çiftin e lumtur” deri te “Kunati i shokut Xhemal”

Katër vite pa mjeshtrin i humorit Paulin Preka që hyri në familjet shqiptare me “Çiftin e lumtur” deri te “Kunati i shokut Xhemal”

06/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In