• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Vitet e kanë rritur në moshë, por jo në pamje dhe në zë Drita Haxhiraj kur feston 78 vjetorin e lindjes

07/04/2025
in Nostalgji
A A
Vitet e kanë rritur në moshë, por jo në pamje dhe në zë Drita Haxhiraj kur feston 78 vjetorin e lindjes
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drita Haxhiraj, artistja e kompletuar e skenës shqiptare është një nga artistët e cila ka prekur edhe skenën ndërkombëtare. Me një pamje fisnike, të qeshur dhe elegante ajo vazhdon të rrezatojë bukuri me pamjen e saj. Vitet e kanë rritur në moshë, por jo në pamje dhe në zë. ‘Artistja e kompletuar’ si tregon vitet mbi shpinë, as në pamje, as në zë, as në memorje.

Me plot 52 role në skenë dhe filma, me pesë Festivale në RTSH, si spikere dhe mbi 100 koncerte të drejtuara, Drita është padyshim një nga artistet me një kontribut të rëndësishmëm në kulturën dhe artin shqiptar. Të mos harrojmë edhe pesë role të tjerë edhe në kinematografinë italiane.

Padyshim Drita mund të cilësohet si një thesar i vyer me një arkivë të pasur veprash në teatrin dhe në kinematografinë shqiptare.

Fëmijëria

Drita Haxhiraj lindi në Tiranë më 3 prill të vitit 1947. Talenti për aktrim spikati që në vogëli tek artistja. “Dëshira për aktrim ishte vetëm imja, personale, sepse familja nuk e mendonte në atë kohë që unë të zgjidhja këtë rrugë jete.Prindërit e mi ëndërronin për mjeke ose për mësuese.

Unë kam bërë shtatëvjeçaren tek shkolla “Hoxha Tahsin”, ku ne kemi pasur një udhëheqëse çete e cila zgjidhte pionierët që ajo mendonte se recitonin bukur dhe i përgatiste në mënyrë personale.

Ajo na shtyu 2-3 vetave për tu regjistruar në Pallatin e Pionierëve, në rrethin e teatrit. Unë u lidha me nënën time, dhe i tregova se çfarë më kishin thënë. Ajo pranoi me mëdyshje…”-Kështu shprehet artistja për fëmijërinë e saj.

Studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë të Arteve në degën e dramës në 1967. Menjëherë pas diplomimit u emërua aktore në Teatrin Popullor.

Teatri

Për 25 vjet rrjesht interpretoi mbi 70 role në karrierën e saj në Teatrin Kombëtar si edhe në kinematografi. Roli i saj i parë ka qenë në filmin “Ngadhnjim mbi vdekje”, ku luante rolin e një gjimanzisteje. “Ishte një moment i bukur për mua që e kujtoj me shumë nostalgji. Ndoshta ai rol i vogël hapi dyert e mia për filmin dhe teatrin.

Ishte pikërisht viti që unë kam marrë diplomën. Atë vit kisha dy gëzime. Roli i filmit të parë dhe gëzimi më i madh fejesa me bashkshortin, Fatosin. Pas këtij roli, më ftuan në Dramën “Drita” me regji të Kujtim Spahivoglit dhe skenar të Mimika Luca. Ishte një interpretim modest por që u pëlqye.

Këtu një ndihmë të madhe më dha aktorja e talentuar Drita Pelingut. Në këtë dramë shihja me vëmëndje mënyrën se si përgatiteshin apo interpretonin aktorët me eksperiencë. Një dramë ku mësova shumë..”- kujton artistja për pikënisjen e një udhëtimi të gjatë në fushën e artit.

Ka interpretuar me sukses në teatër tek “Shokët”, “Ngjarje në fabrikë”, “Një dimër i shkurtër”, “Fytyra e dytë”, “20 ditë”, “Prefekti”, “Vdekja e një komisioneri”, “Romeo e Zhulieta”, “Prometeu”, “Kush e solli Doruntinën”, “Andromaca”, “Oret e Kremlinit”, “Viti 1961”, “Orfeu zbret ne ferr”, “Njeriu qe pa vdekjen me sy”, “Familja e peshkatarit”, “Lumi i vdekur”, “Shenomeni dhe mua”, “Epoka para gjygjit”, “Shkëlqimi dhe renia e shokur Zylo”, “Miq te paftuar”, etj.

Kinematografi

Përveç teatrit, Drita ka shkëlqyer edhe në kinematografi duke na dhuruar një galeri të pasur rolesh. Mund të përmendim disa nga filmat si “Debatik”, “Oshetimë në bregdet”, “Vitet e pritjes”, “Ngadhënjim mbi vdekje”, “Njësiti Guerril”, “Fejesa e Blertës”, “Zemra që nuk plaken”, “Nxënësit e klasës time”, “Mondi dhe Diana”.

Gjithashtu ka interpretuar në Itali dhe Zvicër ne serialet “La squadra”, “Diritto di difesa”, “Il falco e la colomba”, si edhe në filmat “Passo a due”, “La roulette”.

Për galerinë e roleve, Drita do të shprehet: “Roli i Arjanës tek “Fytyra e dytë”, Tek drama “Viti ‘61”, me skenar të Fadil Paçramit dhe regji të Pirro Milkanit (asistent Dhimitraq Peçani), kam realizuar rolin e Zinës ruse.

Këtë rol ja kam dedikuar sopranos Nina Mula. Këtë e them për herë të parë dhe Nina edhe sot nuk e di se ky rol i dedikohet asaj. Rolin zonja Kapulet, nëna e Zhuljetës, tek tragjedia “Romeo dhe Zhuljeta”, me regji të Dhimitraq Peçanit, mbetet një rol intersant.

Personazhi i Lindës tek “Vdekja e një komisioneri amerikan”, me regji të Fatos Haxhirajt dhe roli i Merushes tek “Epoka para gjyqit” e Enver Kryeziut me regji të Pirro Manit, mbeten disa nga rolet më të spikatur.”

Çmimet dhe Nderimet

Ka qenë 5 herë prezantuese e Festivalit të Këngës në RTV. Për punën e saj si artiste është nderuar me çmime të ndryshme si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj. Është bashkëshorte e aktorit dhe regjisorit Fatos Haxhiraj. Jeton me familjen në Itali, pas ikjes nga Shqipëria në vitet ’90-të.

Role jashtë Shqipërisë

Drita është një artiste e njohur edhe në skenën ndërkombëtare. “Unë kam luajtur në 5 filma. Por filmi që dua të veçoj është “Il Faleo e la Colomba”. Në këtë film të RAI -5, unë luajta rolin e Suora Tereza. Regjisor ishte një ndër më të spikaturit e regjisurës së sotme të Italisë Giulio Serafini.

Ishte një film që u mirëprit. Në këtë film jam ndjerë sikur e kam realizuar në Shqipëri…Në fillim kam luajtur në filmin “La scuadra”. Aty ka kërkesa. Por dua të them se, shkolla jonë është po aq e saktë, me kërkesa sa dhe ajo italiane…”/POL.AL

Share217Tweet136


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kin Jaku Shiroka, grimieri i Teatrit “Migjeni”, “gjermani” më i mirëinterpretuar i kinematografisë shqiptare

Kin Jaku Shiroka, grimieri i Teatrit “Migjeni”, “gjermani” më i mirëinterpretuar i kinematografisë shqiptare

18/06/2025
Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

17/06/2025
Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In