• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Violeta Manushi, artistja korçare që i përket gjithë Kombit! Si e kujtojnë me nostalgji dhe lot dy mikeshat e ngushta të saj?!

09/11/2023
in Nostalgji
A A
Violeta Maniushi, mbretëresha e Komedisënqë jeta i buzëqeshi vetëm në skenë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Violeta Manushi lindi më 6 mars të vitit 1926, në Voskopojë të Korçës dhe ndërroi jetë më 26 korrik të vitit 2007, në Tiranë, pas një sëmundje të rëndë. Ajo është një nga ikonat e Teatrit Popullor, ndër të parat aktore, që ka shkëlqyer njësoj si në komedi, ashtu edhe në dramë, si në skenë, ashtu edhe në kinematografi.

Malli për Violeten

Drita Pelingu – Mjeshtre e Madhe

Sa shumë më mungon Violeta

Me mallin e dhimbjen për kolegen, për miken time të afërt, në këtë ditë të trevjetorit të ndarjes nga jeta, dua të përsëris, atë që kam shprehur, se Violeta Manushi, ka qenë dhe mbetet një aktore e madhe e dramës dhe e komedisë. Në mënyrë të veçantë, përshtatja e saj me komedinë, ka qenë e shkëlqyer.

Ajo sillte gazin në gjithë familjet shqiptare, por spektatori, të cilit ajo me interpretimet e saj i ngjallte shpresën, i largonte lodhjen, e zbaviste, asnjëherë ky spektator, nuk e mori vesh se jashtë skenës, ajo Violetë, kishte një mori halle, probleme, punë të pambarimta, që kryente me dashuri e forca të mëdha. Është i gjatë, shumë i gjatë vargu i figurave artistike të krijuara nga kjo artiste e madhe, që nga Dorina tek “Tartufi i Molierit dhe deri tek faturino. Në “Streha e të harruarve” e Ruzhdi Pulahës.

Në këtë rol të fundit, në një moshë të madhe, përsëri doli në pah jo vetëm talenti i pashtershëm i Violetës, por magjia skenike bëri që ajo të heqë shkopin, që e shoqëronte e të mos ndjente dhimbjen e këmbëve në skenë. Rolet, që e bënë të pavdekshme Violeta Manushin dhe që e vendosën atë si gur themeli në Teatrin Popullor, janë “Olimbia” tek Karnavalet e Korçës e sidomos Ollga tek “Zonja nga qyteti” e dramaturgut R.Pulaha. Karriera e kësaj artistike, mbetet një shkollë e rëndësishme për brezat e aktorëve.

Margarita Xhepa – “Artiste e Popullit”

Plastika Violeta Manushi, e paarritshme

U mbushën tre vjet, që nuk e kemi mes tonë, kolegen tonë, Violeta Manushi. Ajo që dua të them, në këtë ditë teksa e kujtojmë me mall është se, Violeta nuk ka luajtur teatër, ajo është e vërteta. Të flasësh për një aktore me dimensione kaq të mëdha, sikurse është ajo, duhet të matesh mirë.

Violeta erdhi për të luajtur në skenë, duke sfiduar mentalitetin e kohës dhe u shndërrua në një nga kolonat e forta, mbi të cilën u ngrit Teatri Kombëtar. Bashkë me të tjerët, krijuan traditën e teatrit me një repertor të jashtëzakonshëm, duke skalitur karaktere me një fuqi emocionuese të jashtëzakonshme. Violeta Manushi, veçohet si karakter nga vullneti, serioziteti, disiplina artistike e paarritshme, si gjatë provave edhe në shfaqje.

Kjo artiste e madhe, ka krijuar figura të jashtëzakonshme mjeshtërore, të tipizuara deri atje, sa ne koleget e saj, nuk e kishim shumë të lehtë të bëheshim dublante apo partnere me të. Ishte shumë tokësore, absolutisht e besueshme, kjo aktore e madhe e skenës dhe filmit. Plastika Violeta Manushi, mbetet e paarritshme.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In