• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sport

VIDEO/ Sa pranë i shkoi golit të parë! Asllani ndalet nga shtylla, Inzagi: Më ka vënë gjithmonë në vështirësi!

10/11/2022
in Sport
A A
VIDEO/ Sa pranë i shkoi golit të parë! Asllani ndalet nga shtylla, Inzagi: Më ka vënë gjithmonë në vështirësi!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Interi ka marrë sot një fitore thellë në kampionat. Zikaltrit janë argëtuar me Bolonjën, duke e mposhtur me rezultatin 6-1.

Miqtë ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Orsolinit në minutën e 22-të, por më pas do u duhej të numëronin golat e ekipit të Inzagit. Edin Xheko barazon shifrat vetëm 4 minuta më vonë me një gol spektakolar në stilin e Zidanit.

Brenda pjesës së parë Interi gjen golin edhe dy herë të tjera. Fillimisht Dimarko shënon nga goditja e dënimit në minutën e 36, ndërsa në të 42-tën Lautaro Martinezi i çoi shifrat në 3-1.

Pjesa e dytë nis po atje ku u mbyll e para për Interin, në sulm. Në minutën e 48 Dimarko shënon përsëri në portën e Bolonjës, ndërsa në minutën e 59 Çalhanoglu tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Në listën e golashënuesëve përfshihet edhe Gosensi, i cili fikson shifrat në 6-1 në minutën e 76 të ndeshjes.

Në minutën e 71-të Inzagi vendos t’i japë hapësirë edhe Kristjan Asllanit, që këtë herë flirton më shumë se çdo herë tjetër me golin. Mesfushori shqiptar kërcënon portën e Bolonjës, por në fund ndalet nga shtylla. Gjithsesi Interi merr tre pikët kundër Bolonjës, duke u renditur në vendin e 4-t në Serinë A me 27 pikë të grumbulluara.

Pas përfundimit të ndeshjes, Inzagi ka folur për mikrofonin e “DAZN”-it, ku ndër të tjera është pyetur edhe për dyshen Asllani-Galjardini. Trajneri i Interit ka pranuar se të dy janë zgjedhje të vështira për të.

“Asllani dhe Galjardini? Nuk është kurrë e lehtë për ne trajnerët. Ne bëjmë zgjedhje çdo ditë. Dy të listuarve u mungojnë shtatë-tetë që më kanë vënë gjithmonë në vështirësi. Kemi luajtur 20 ndeshje, 18 pa Lukakun dhe 14 pa Brozoviçin, dy pengje shumë të rëndësishme për ne. Na kanë munguar, por falë të gjithëve kemi bërë një rrugëtim të mrekullueshëm në Champions. Në ligë kemi humbur disa pikë që na lëndojnë, por tani duhet ta transferojmë atë që bëjmë në ‘San Siro’ në fushat e jashtme”, ka deklaruar Simone Inzagi.


Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

29/07/2025
Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

29/07/2025
“Sandër mafishja”,  Roland Trebicka  dhe  “Pallatit 176” në memorien e aktorit Ilir Bezhani

“Pallati 176” shfaqet në praninë e aktorëve protagonistë! Aktorët: Tejkaloi parashikimet e të gjithëve!

29/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In