• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Kronike

VIDEO/ Pas masazhit e përplasi me makinë, dalin pamjet e vrasjes së shqiptarit në Angli

14/07/2021
in Kronike
A A
VIDEO/ Pas masazhit e përplasi me makinë, dalin pamjet e vrasjes së shqiptarit në Angli
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mediat britanike kanë publikuar pamjet e fundit të një shqiptari në Britaninë e Madhe, disa minuta para vrasjes së tij pasi u përplas qëllimisht me makinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 26 Dhjetor të vitit të kaluar në. Shkëlzen Taka, 28 vjeç, kishte shkuar në një qendër masazhesh së bashku me një shok tjetër po nga Shqipëria ku u përplas fillimisht verbalisht me një 27-vjeçar britanik.

Ky konflikt do të ishte i fundit për të pasi pasojat do të ishin tragjike. Tony Green, autori i ngjarjes, po linte qendrën e masazheve kur ka parë Takën dhe ka pasur me të debatin e fortë verbal. Ata nuk njiheshin më parë dhe siç duket nga pamjet e publikuara nga policia e West Midlands, duket që Green po kërkonte sherr.

Për herë të parë është publikuar edhe fotoja e autorit, i cili ka hipur në kofanon e makinës tip “BMW” të Takës dhe i ka shkatërruar xhamin e përparmë. Pastaj nisi të largohej, por gjithsesi u kthye edhe njëherë dhe përplasi parakolpin e mjetit shqiptarit.

Taka reagoi dhe e ndoqi 27-vjeçarin britanik me një send në dorë ku kërkonte t’i dëmtonte mjetin. Pas disa sekondash, Green ndaloi dhe filloi të lëvizte mbrapsht. Në këtë çast, Taka u ngjit në trotuar dhe ky do të ishte momenti i fundit.

Makina “Skoda” e britanikut eci me shpejtësi dhe përplasi shtyllën e një shenje rrugore, e cila më pas ra mbi Takën duke i shkaktuar dëme të rënda në kokë. Green nuk ka ndaluar për asnjë moment derisa ka shkelur edhe Takën. Pastaj është larguar dhe në të njëjtën ditë autori dogji makinën.

Britaniku mohoi që të ketë prishur provat dhe tha se e kishte futur mjetin gabimisht në marshin mbrapsht. Por të hënën jurisë iu desh vetëm 1 orë për të vendosur që ai po gënjente. Ata e shpallën 27-vjeçarin fajtor për vrasje.

Të enjten do të jepet vendimi, ku pritet që të jepet dënim me burgim të përjetshëm. Në seancën e gjyqit ka folur një prej miqve të Takës, që ndodhej me të në momentin e ngjarje.

Ramzan Rizvani ka thënë se kishte shkuar me viktimën për të kërkuar prostituta pasi kishin dalë për një ditë pas Krishtlindjeve. “Do të shkonim në një vend ku kishin prostituta. Jemi djemë të rinj. Pranova të shkoja. Nuk mendoja se do të vriteshim”, tha ai.


Share218Tweet136


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

14/11/2025
Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

13/11/2025
In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

11/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In