• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sport

VIDEO/ Kombëtarja e Shqipërisë bashkon “Puzzle-n”, talenti Mitaj 17-vjeçar “çmendet” te AEK-u

14/12/2020
in Sport
A A
VIDEO/ Kombëtarja e Shqipërisë bashkon “Puzzle-n”, talenti Mitaj 17-vjeçar “çmendet” te AEK-u
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

EUREKA! Kombëtarja e Shqipërisë mund të cilësohet tanimë e kompletuar. “Puzzle-t” të Rejës i mungonte vetëm një pjesë që mund të thuhet se e ka marrë, për t’u quajtur e plotë.

Në skemën e Rejës ka lojtarë me nivel të kënaqshëm dhe dublime në çdo pozicion, ndërsa edhe sulmi gjen emra premtues për të ardhmen si Broja, Vrioni dhe Tuci.

Ndërkohë ajo që na ka munguar prej kohësh, që nga largimi i Ansi Agollit, është një mbrojtës në krahun e majtë. Trajneri i Shqipërisë ka zgjedhur që t’i besojë Lorenc Trashit këtë rol dhe duhet theksuar se ky lojtar e ka bërë detyrën më mirë se të tjerët.

Megjithatë ka një mangësi pasi në skemën e Rejës ky futbollist duhet të shpenzojë shumë energji, për të mbrojtur dhe njëkohësisht për të qenë krahu për sulmin. Këtu vjen edhe çalimi i Trashit teksa e ka përtej aftësive të tij që të futet në driblim ndaj kundërshtarëve, pavarësisht krosave të mira që futen në zonë. E në skenë del Mario Mitaj! Talenti 17-vjeçar ka shkruar histori te AEK brenda pak kohësh. Fillimisht duke qenë lojtari i huaj më i ri që luan në kampionat me këtë fanellë, e së fundmi kundër Leiçesterit si lojtari më i ri në historinë e AEK që luan në Europë.

Në ditën e sotme Mitaj nuk do të mbahet mend vetëm për këto statistika. Në përballjen që AEK është duke e fituar në shifrat 1-3 ndaj Syrymis, futbollisti shqiptar që së fundmi u grumbullua nga Shqipëria U-21 ka dhënë dy asist për 25 minuta. Goli i parë tregon të gjitha aftësitë e Mitaj që jep një pasim të kalibruar për shokun e skuadrës që nuk mund të gabonte përpara zonës.

Ndërkohë asisti i dytë i Mitaj do të konsiderohet më tepër nga statistika, pasi ishte një kryevepër që realizoi Ansarifard nga distanca. Por edhe në këtë moment shihet sesi Mitaj ka kurajon për të lënë krahun e tij dhe për t’u futur në pjesën qëndrore me zotërimin e topit. Pra një talent i madh që na vjen nga elita e Greqisë, me një ekip historik si AEK dhe me një dublim së bashku me Lorenc Trashin, mund të themi se edhe krahu i majtë është çështje e zgjidhur. /Nga Klaudio Ndreca /Sport Ekspres/


Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In