• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Debat

VIDEO/ Kënga më e bukur e festivaleve në 20 e kusur vite mbetet kjo…

25/12/2022
in Debat
A A
VIDEO/ Kënga më e bukur e festivaleve në 20 e kusur vite mbetet kjo…
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Festivali i 61 i Këngës në RTSH provokoi dhe njëherë debat, i cili nxitet nga krahasueshmëria me të djeshmen e famshme të saj lloj muzike ikonike, e cila shkon për inerci deri në vitin 1996. Festivalet e pas këtij viti, si në një prerje me thikë, janë pa asnjë mbresëlënie, në kuptim të kualitetit të këngëve, përfshirë dhe atë fituese, me shumë pak përjashtime.

Handikapin më të madh festivaleve jua sjell mungesa e shumë emrave të traditës, në kompozim, tekste e interpetim, të cilët edhe pse aktivë, pothuajse janë (vetë)përjashtuar. Më së shumti këngëtarët, ata të traditës, të cilët edhe pse shkëlqyen te “Këngët e Shekullit”, nuk shfaqen në festivalet e RTSH-së.

Këtë vit, i diskutueshëm qe dhe prezantimi.
Ndihej prania e TOP-it për shkak të emrit që drejton RTSH-në, Enkelejd Joti, ish-drejtor i përgjithshëm i Top Media-s, i cili jua kish besuar Festi-n disa emrave të njohur të asaj media që ai drejtoi me vite, siç Redi Nezirit, Bojkel Lakos e Arbana Osmanit. Regjisor ishte bashkëshorti i kësaj të fundit, e vetme në prezantim, pa partner.

Ajo që lexueshëm shkon maksimalisht deri te Big Brother, ju besua drejtimi i një institucioni kulturor me peshë, edhe nga tradita, siç është Festivali në RTSH.

Është një zgjedhje dukshëm me kontekste shoqërore, aspak profesionale.

Arbana Osmani, tej një aftësie për t’u vetëmarketuar, është një moderatore nën nivelin mesatar. Kulturalisht është një zero. Mjafton fjalori i saj i varfër dhe skematik. Prezantuesi i RTSH-së duhet të jetë personalitet skenik, i sprovuar dhe i vërtetuar për këtë, edhe nëse vjen si personalitet nga një fushë tjetër. Te Festivali s’kanë shkëlqyer as emra si Ndriçim Xhepa apo Leonard Bombaj, e jo më Arbana Osmani, e cila tej marketimit apo vetëmarketimit, nuk ofron asgjë tërheqëse. Maksimalja tjetër e saj është radioja, nga e ka nisur, duke prezantuar këngë. Kaq.

Sot e gjithë ditën, personalitet skenik sa i përket prezantimit artistik, mbetet Adi Krasta, pa rival.

Dhe t’i kthehemi kualitetit të këngëve, ose këngës fituese. U zgjodh Elsa Lila, krejt kompromentueshëm pas një ngjarjeje të rëndë në jetën e saj para disa muajsh: arrestimi nën akuzë për implikim në trafik droge. Mundet mos jetë e vërtetë dhe ndoshta s’është e vërtetë. Por fakti që fiton kënga e saj, krejt pa shije, e diskutueshme në shumë aspekte, e korrupton rëndë çmimin e parë.

Dhe, pa qenë nevoja t’u kthehemi këngëve të saj ahere kur dy festivale rresht fitonte çmimin e parë, me kompozimet e Valentin Veizit e tekste të të ndjerit Alqi Boshnjaku, për të bërë krahasim e konstatuar ulëritshëm pocaqinë e saj të fundit në RTSH, le të sjellim një këngë nga më të bukurat e viteve në fundit në festivale.

Mban firmat e Agim Doçit dhe Flamur Shehut. Është i Festivalit të 56-të, fituar pameritueshëm nga Eugen Bushpepa, një transferim në kohë i lavdisë së dikurshme të këngës, e asaj arome e ndjesie të harruar motivesh. Një këngë me një linjë të ëmbël muzikore, të kapshme shpejt për veshin, me një tekst të ndjerë e interpretim brilant, nga një këngëtare e cila mbi të gjitha ishte e veshur. Quhej Artemisa Mithi. /tesheshi.com/


Share217Tweet136


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In