• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Video e re e kryeministres finlandeze në 4 të mëngjesit në krahët e një mashkulli

22/08/2022
in Bota
A A
Video e re e kryeministres finlandeze në 4 të mëngjesit në krahët e një mashkulli
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka reaguar ashpër ndaj lumit të kritikave ndaj saj duke këmbëngulur se ajo ka të njëjtën të drejtë për jetën e natës si të gjithë të tjerë, pasi i dolën disa video gjatë një feste me miqtë e saj. Ndërkohë, një video e re është bërë publike, teksa Marin është duke kërkues pranë një mashkulli misterioz rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Në një konferencë për mediat të premten, Marin tha se e kishte kryer testin e drogës dhe rezultati do të dilte javën e ardhshme. Ajo këmbënguli edhe një herë se nuk kishte konsumuar kurrë drogë dhe u tha gazetarëve: “Nuk kam bërë asgjë të paligjshme”.

Sanna Marin theu shumë barriera që në momentin e parë që u zgjodh kryeministre e Finlandës në vitin 2019 ndërsa ishte ende 34 vjeçe. Vajzë e një çifti femrash ajo u bë liderja më e re botërore dhe kryeministrja e tretë femër në vendin skandinav.

Por ndërsa mbështetja për qeverinë e koalicionit të Marin në opinionin finlandez qëndron pozitive, shumë njerëz kanë nisur të diskutojnë me hije dyshimi për figurën e saj, pas videove që kanë dalë ditët e fundit ku ajo shfaqet duke festuar me miqtë pa pasur asnjë lloj kompleksi për postin që mban mbi shpatulla.

Në video, shefja e qeverisë është në një festë së bashku me një grup miqsh si këngëtarja Alma, motra e saj Anna, reperi Petri Nygard, prezantuesi Tinni Wikstrom, fotografja Janita Autio dhe anëtarë të tjerë të Partisë Social Demokrate, ku kërcen e dëfrehet si bashkëmoshatarët e saj pa post publik.

Ky filmim doli në dritë vetëm 8 muaj pasi Marin u detyrua të kërkonte falje që kishte shkuar në një klub pas kontaktit që kishte pasur me një person të infektuar me Covid. Ajo u justifikua se kishte harruar në shtëpi telefonin, ku i kishte ardhur njoftimi se duhej të izolohej për shkak të personi të infektuar që kishte pasur kontakt.

Pas festes se shfrenuar Kryeministrja e Finlandes ben testin e droges 1280×720
Në vitin 2020, emri i Sanna Marin u diskutua sërish nga kritikët për foton e saj ‘topless’ që u shfaq në gazetën e modës “Trendi”. Kryeministrja kishte pozuar me një xhaketë të zezë pa asnjë gjë poshtë saj. Fotoja u cilësua e papërshtatshme nga rivalët, por shumë mbështetës dolën sërish në krah të saj.

Gazeta “Bild” e përshkroi në atë kohë kryeministren si moderne me vetëbesim, por që edhe si një person që di të festojë. Në 2015, Marin rrëfeu për një media online se si fëmijë ajo e ndjente veten të padukshme pasi e kishte të pamundur të fliste hapur për familjen e saj, e cila nuk ishte njësoj si të tjerat. Vetëm dy muaj më pas, ajo u shfaq në Paradën e Krenarisë së komunitetit LGTBI që u mbajt në rrugët e Helsinkit. Megjithatë liderja aspak e zakontë ka treguar se është edhe një bashkëshorte e devotshme dhe nënë shembullore me postimet e herëpashershme që bën në rrjetet sociale.


Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pak histori për ata që nuk e njohin: Kush është aktorja dhe mjekja Anisa Markarian?!

Mjekja Anisa Markarian, aktorja brilante festoi 63 vjetorin larg Shqiprisë

05/07/2025
Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

04/07/2025
In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

03/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In