• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

VIDEO/ Dy aviatorët shqiptarë që refuzuan urdhërin e Berishës për të bombarduar Vlorën, arratisja në Itali

10/04/2020
in Aktualitet, Dosja X
A A
VIDEO/ Dy aviatorët shqiptarë që refuzuan urdhërin e Berishës për të bombarduar Vlorën, arratisja në Itali
3.1k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha ka dhënë urdhër me 3 mars 1997 që të goditen qytetet e Jugut përmes ajrit, tokës dhe detit. Ndërkohë që urdhëri më specifik i ish presidentit i përcjellë nga ana e komandantit të përgjithshëm të Gjendjes së Jashtëzakonshme gjeneral Bashkim Gazidede, ka qënë për dy aviatorët Ardian Elezi dhe Agron Dajçi.

Dy aviatorët u urdhëruan, teksa ishin në fluturim, që me avionet e tyre Mig-19 të godisnin Vlorën dhe Tepelenën për të zhbërë “pozicionet e rebelëve komunistë”, duke filluar nga Ura e Mifolit. Elezi dhe Dajçi nuk e zbatuan këtë urdhër, ndërkohë që të nesërmen iu përsërit sërish urdhëri për goditje, duke shtuar që të qëllonin dhe mbi një autokolonë me mjete civile që po udhëtonte nga Saranda në Delvinë.

Teksa kishin marrë këto urdhëra makabre, duke shtuar se ishte kërkuar që të pajiseshin dhe me Lëndë Helmuese Luftarake që ta hidhnin sëbashku me bombat në Jug të vendit, dy aviatorët refuzuan urdhërin për të goditur civilët dhe u arratisën në Itali bashkë me MIG-ët.

Protagonisti kryesor i kësaj historie Ardian Elezi ka rrëfyer më vonë atë që ka ndodhur atë ditë dhe arsyet pse nuk iu bind urdhërit të ish-presidentit Berisha, për të qëlluar mbi protestuesit rebelë në urën e Mifolit në Vlorë. Kjo histori për të është ende e pazbardhur, ndërkohë që dy palët kanë qendrime të ndryshme ndaj këti akti.
Pilotët deklarojnë se ata u urdhëruan nga qeveria që të godisnin urën e Mifolit, që lidh Vlorën me Fierin, me qëllim që të izolohej rebelimi. Duke mos dashur të godisnin civilët, ata u larguan në Itali. Ndërkohë që nga shteti shqiptar i asaj kohe ka patur një tjetër version, se avioni ishte i dobët dhe nuk mund të pilotohej në lartësi të ulët. Kjo provon se plani ishte i parapërgatitur.

Por Elezi këmbëngul se asnjëherë nuk janë analizuar fluturimet e datës 3 mars dhe 4 mars 1997, kur i është dhënë urdhër që të qëllojë mbi Tepelenë. Janë procesverbalet e ngritjes dhe urdhëri që është dhënë për të goditur, gjithçka është e shënuar.

Aviatori Elezi thotë se i janë dashur vetëm 4-5 sekonda pasi ka marrë urdhërin që të merrte vendimin për t’u arratisur, dhe se edhe nëse do ishte sot, do të ribënte të njëjtën gjë.
Arratisja me avion e dy pilotëve të Rinasit në marsin e 1997-s ka qenë ngjarja më e bujshme e zhvillimeve kaotike të atyre ditëve.

Deklaratat tronditëse të Ardian Elezit dhe Agron Dajçit në aerodromin ushtarak Galantino të Italisë, se ishin detyruar të braktisnin atdheun pas një urdhri të komunikuar në ajër për të bombarduar protestuesit e Vlorës, bënë xhiron e botës, duke zënë kreun e lajmeve të mediave prestigjioze botërore. Tregoi se shteti ishte kundër popullit të vet.

Ata u quajtën në atë kohë dezertorë nga pala e shtetit. Por dekonspirimi i këtij urdhëri zbuloi qëllimin e Berishës për të shtypur me çdo mjet revoltën në Jug të vendit, sidomos në Vlorë. Madje urdhëri ishte që të përdorej gjithçka ndaj popullsisë civile.

Ndërkohë janë zhdukur një pjesë e dokumentacionit kompromentues për Berishën për ta dërguar atë para drejtësisë si përgjegjës kryesor i tragjedisë së marsit 1997. Njëherësh u zhdukën përmes vdekjes së ngadaltë dhe komandanti i Gjendjes së Jashtëzakonshme gjeneral Bashkim Gazidede dhe ish ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali. Dinin shumë ata, dëshmia e tyre e groposte Sali Berishën./Pamfleti


Share196Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

04/07/2025
In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

03/07/2025
“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

03/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In