• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vetëvendosja e Albin Kurtit u përgjysmua për 8 muaj në pushtet

18/10/2021
in Aktualitet, Diaspora
A A
Çfarë ka ndodhur?! Albin anulon vizitën e rëndësishme në Austri: Mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse zgjedhjet vendore të 17 tetorit në Kosovë ishin një test për qeverisjen 8-mujore të Albin Kurtit, votuesit e kanë ngelur në klasë atë. Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, rreth 43 për qind u interpretua si favorizim për Vetëvendosjen, por as kjo nuk e shmangu goditjen e partisë në pushtet, që në zgjedhjet e përgjithshme të muajit shkurt mori rreth 50 për qind të votave bashkë me nismën e Vjosa Osmanit.

Nga 38 komuna ku u votua, në 21 prej tyre do të shkohet në balotazh. Në 17 të tjerat ku fituesit u përcaktuan që në raund të parë, Vetëvendosje nuk ka fituar në asnjë. Lista Serbe ka fituar në 9 prej tyre dhe kjo pritej për shkak se kandidatët e saj ishin thuajse të vetëm në 10 komunat me shumicë serbe dhe në këto zgjedhjeve, votuesit serbë morën “udhëzim” nga Beogradi që të votojnë për Listën Serbe.

Në 8 komunat e tjera, katër i ka fituar Partia Demokratike e Kosovës, dy i ka fituar Aleanca për Ardhmërinë dhe dy të tjera Lidhja Demokratike e Kosovës. Pra, të gjitha partitë kryesore kanë fituar komuna që në raund të parë, me përjashtim të Vetëvendosjes.

Kjo e fundit shpreson në raundin e dytë, ku garon në 12 komuna në balotazh, mes të cilave edhe Prishtina. Në balotazh është edhe LDK në 9 komuna, PDK mnë 8 dhe AAK në pesë të tjera.

Sipas rezultatit të raundit të parë, kandidati i Vetëvendosjes për kryeqytetin, Arben Vitia kryeson me mbi 10 për qind të votave në krahasim me kandidatin e LDK-së, Përparim Rama. Kjo duket se i jep një epërsi të ndjeshme Vetëvendosjes që me fitoren e Prishtinës mund të ngushëllohet për rezultatin e dobët në pjesën tjetër të vendit.

Por, edhe këtu gara pas dy javësh ka shumë të panjohura dhe nuk përjashtohet ndonjë surprizë e hidhur për Albin Kurtin. Në Prishtinë fituesi mund të përcaktohet se cilin kandidat do të dalin të mbështesin PDK dhe AAK. Kandidatët e këtyre dy partive kanë marrë në së bashku rreth 25 për qind të votave dhe nëse gjysma e votuesve të tyre do të orientohet drejt kandidatit të LDK-së, rezultati mund të përmbyset.

Edhe në Prizren, Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes duket i favorizuar në balotazh përballë Shaqir Totajt të PDK-së, por edhe këtu orientimi i votës së LDK-së do të përcaktojë fituesin. Në Gjakovë, shpresat e Vetëvendosjes për ta marrë komunën me kandidaten Mimoza Kusari-Lila janë të pakta. Kandidati i AAK-së, Ardian Gjini ka diferencë të madhe votash përballë saj.

Gjithsesi, fituesit do të përcaktohen nga aleancat që do të ngrihen në këto dy javë. Ku pritshmëritë janë që partitë opozitare të mbështesin njëra-tjetrën në komunat ku garojnë. Si shembull, AAK mund të kërkojë mbështetjen e LDK në Gjakovë dhe në këmbim i ofron kësaj të fundit mbështetjen për Prishtinën.

Vota partiake

Natyra e zgjedhjeve vendore nuk përcakton plotësisht mbështetjen që gëzon në elektorat një parti, por ajo mund të merret si një tregues. E si i tillë, këto zgjedhje në Kosovë tregojnë një rënie të madhe të Vetëvendosjes, që sipas të dhënave paraprake nga KQZ ka përgjysmim të votave në krahasim me zgjedhjet e 14 shkurtit, kur mori rreth 440 mijë vota.

Ndërkohë, po në krahasim me rezultatin e shkurtit rritjen më të fortë e ka PDK, që është thuajse trefish. Gjithashtu është rritur edhe LDK dhe AAK.

Këto shifra sugjerojnë se Albin Kurti është humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve, ndërsa fituesi më i madh deri më tani duket Memli Krasniqi, që mori drejtimin e PDK-së pas zgjedhjeve të shkurtit.

Performancë të mirë ka regjistruar edhe LDK me Lumir Abdixhikun, edhe ky i zgjedhur kryetar i kësaj partie pas zgjedhjeve të shkurtit. Pritshmëritë për këtë forcë mund të kenë qenë më të mëdha, por sigurimi i dy komunave dhe balotazhi në 9 të tjera është një rezultat që deri diku mund të interpretohet si pozitiv për të.

Fituese është gjithashtu edhe AAK-ja pragmatiste e Ramush Haradinajt, me dy komuna të fituara në raund të parë dhe në garë në balotazh në pesë komuna të tjera, ku Gjakovën duket se e ka të sigurtë.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In