• Kontakt
Thursday, August 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

“Vetëm disa muaj më parë u shfaq…”! 9 vite nga aksidenti tragjik në Alpe: Ja informacionet e dhëna për shëndetin e Majkëll Shumaker

31/12/2022
in Nostalgji
A A
“Vetëm disa muaj më parë u shfaq…”! 9 vite nga aksidenti tragjik në Alpe: Ja informacionet e dhëna për shëndetin e Majkëll Shumaker
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Koha fluturon. E enjtja e 29 dhjetorit shënoi përvjetorin e nëntë të aksidentit në ski që ndryshoi rrënjësisht jetën e ikonës së Formulës 1, Majkëll Shumaker. Piloti legjendar gjerman pësoi lëndime të rënda në kokë pasi u rrëzua në një shkëmb në resortin francez të skive në Meribel.

Një aksident i rëndë, që tronditi të gjithë botën, të frikësuar për jetën e Shumit, por ai luftoi me sukses për ta fituar betejën me jetën, pavarësisht se qëndroi në koma për një kohë të gjatë.

Gjithsesi, që prej atij aksidenti të tmerrshëm Shumaker mbetet në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa nuk është parë asnjëherë në publik. Informacionet rreth gjendjes së tij të saktë shëndetësore janë shumë të kufizuara, pasi familja e tij ka kërkuar gjithmonë të ruajë privatësinë e pilotit që bëri histori duke fituar shtatë kampionate botërore në Formula 1, duke e çuar Ferrarin në epokën më të lavdishme.

Është një ironi mizore që Shumaker nuk pësoi dëmtimin e tij të rëndë në një pistë F1, por në një aksident të dhimbshëm në një kohë kur ndodhej me pushime në Alpet Franceze.

Asokohe ai ishte 44 vjeç, ndërsa tashmë është 53 vjeç, ndërsa më 9 janar do të mbushë 54. Gruaja e tij Korina dhe fëmijët Mik e Xhina flasin herë pas here për Majkëllin, duke treguar lidhjen e tyre emocionale me të, por pa dhënë asnjëherë detaje për gjendjen shëndetësore të ish-pilotit.

Vetëm disa muaj më parë u shfaq edhe një dokumentar në “Netflix” kushtuar Majkëll Shumakerit, teksa bashkëshortja, Korina, tepër e emocionuar shprehej: “Më mungon Majkëll çdo ditë. Por nuk më mungon vetëm mua, u mungon fëmijëve, babait të tij, të gjithë familjes dhe njerëzve rreth tij.

Dua t’u them të gjithë atyre që u mungon Majkëll, se ai është këtu. Edhe pse ndryshe, ai është këtu dhe kjo na jep forcë. Ne përpiqemi të mbajmë një familje ashtu siç i pëlqente Majkëllit.

‘Privatësia është privatësi’, siç thoshte ai vetë gjithmonë. Për mua është shumë e rëndësishme që ai të vazhdojë ta shijojë sa më shumë jetën e tij private. Majkëll gjithmonë na ka mbrojtur në këtë gjë, dhe tani ne po e mbrojmë atë”, deklaronte Korina.

Share209Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Ku vdes aktori bota qan! Batutat e fundit të Koço Devoles: Ironia me vdekjen, Nishanin dhe humori me poturet e Ramës

Ku vdes aktori bota qan! Batutat e fundit të Koço Devoles: Ironia me vdekjen, Nishanin dhe humori me poturet e Ramës

05/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In