Aktorja legjendare amerikane Diane Keaton është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare, duke lënë pas një karrierë brilante dhe një ndikim të jashtëzakonshëm në botën e filmit. Lajmi i ndarjes së saj ka prekur miliona admirues në mbarë botën, por një nga njerëzit më të prekur duket të jetë aktori i madh Al Pacino, me të cilin ajo ndau jo vetëm ekranin, por edhe një lidhje të gjatë personale.
Keaton dhe Pacino u njohën në xhirimet e filmit legjendar “The Godfather”, ku luajtën çiftin Michael dhe Kay Corleone. Marrëdhënia e tyre zgjati për më shumë se një dekadë, nga viti 1971 deri në vitin 1987, por kurrë nuk përfundoi në martesë, ndonëse Keaton kishte shprehur dëshirën për ta formalizuar lidhjen.
Pas ndarjes, të dy ruajtën një distancë të heshtur. Sipas burimeve të afërta me aktorin, Pacino e ka quajtur gjithmonë Diane “dashurinë më të madhe të jetës së tij”, duke shprehur keqardhje që nuk bëri hapin e martesës në kohën kur kishte mundësi. Ai e konsideron këtë një nga pengjet më të mëdha të jetës së tij personale.
Ndërsa për publikun ajo do të kujtohet për rolet e saj ikonike, për njerëzit pranë saj ajo do të mbetet një figurë e dashur, e mençur dhe e veçantë. Shkaku i vdekjes së Keaton nuk është bërë ende i ditur, ndërsa komuniteti artistik amerikan është në zi për humbjen e një prej figurave më të respektuara të kinemasë.