• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vazhdojnë protestat në SHBA, Trump nuk tërhiqet: Jam “president i ligjit dhe rendit”

02/06/2020
in Aktualitet, Bota
A A
Donald Trump: Trajtimi i Covid 19 mund të bëhet me ilaçet kundër malaries dhe ebolës
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa protestat e lanë vendin në trazira, Presidenti Donald Trump iu drejtua kombit të hënën në mbrëmje, duke e shpallur veten “president të ligjit dhe rendit” dhe duke kërcënuar të vendosë ushtrinë e Shteteve të Bashkuara në qytete dhe shtete që refuzojnë të “ndërmarrin veprimet që janë të nevojshme për të mbrojtur jetën dhe pronën e banorëve të tyre. ” Korrespondentja e Zërit të Amerikës pranë Shtëpisë së Bardhë, Patsy Widakuswara njofton.

Ndërsa demonstruesit protestuan në mënyrë paqësore pranë Shtëpisë së Bardhë të hënën në mbrëmje, një njoftim i papritur nga Presidenti Donald Trump: Ai deklaroi se “akte të terrorit të brendshëm” janë kryer nga demonstruesit e dhunshëm dhe u zotuan t’i japin fund atyre që ai i quajti “trazira dhe shkelje të ligjit” që janë përhapur në të gjithë vendin.

“Sot, unë i kam rekomanduar me forcë çdo guvernatori që të dislokojë Gardën Kombëtare në një numër të mjaftueshëm që të mbizotërojmë në rrugë. Kryetarët e bashkive dhe guvernatorët duhet të vendosin një prani të fuqishme të forcave të zbatimit të ligjit derisa dhuna të shuhet. Nëse një qytet ose shtet nuk pranon të ndërmarrë veprimet që janë të nevojshme për të mbrojtur jetën dhe pronën e banorëve të tyre, atëherë unë do të vendos ushtrinë amerikane dhe do ta zgjidh shpejt problemin për ta”.

Ndërsa foli presidenti Trump, zhurma e i gazit lotsjellës që po gjuhej, bëri jehonë nga një park aty pranë, ku forcat e sigurisë po shpërndanin protestat.

Megjithë kërcënimin, Trump nuk vendosi të aktivizojë Ligjin e Kryengritjes, të cilin sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë ka thënë se po e konsideronte. Ligji i vitit 1807 i jep presidentit autoritetin të dislokojë trupa në shtete pa një kërkesë të guvernatorit.

Presidenti kishte qenë nën presion për t’iu drejtuar kombit pas disa ditësh demonstratash në të gjithë vendin – kryesisht paqësore, por disa të shoqëruara me plaçkitje dhe dhunë – të nxitura nga vdekja e George Floyd.

Afrikano-amerikani vdiq më 25 maj pasi një oficer policie i bardhë mbajti gjurin në qafën e tij për më shumë se tetë minuta. Në fjalën e tij, Trump tha se drejtësia për Floydin do të çohet në vend, por ai nuk adresoi pabarazinë racore dhe dhunën e policisë që protestuesit e kanë denoncuar.

Trump është akuzuar nga kritikët se ka ushqyer përçarjet racore, duke përfshirë edhe kandidatin e supozuar presidencial demokratik Joe Biden, i cili të hënën u takua me udhëheqësit fetarë afrikano-amerikanë në shtetin e tij të Delauerit.

“Urrejtja vetëm fshihet, ajo nuk ikën. Dhe kur ke dikë në fuqi që merr frymë me oksigjenin e urrejtjes nën rrogoz, ajo shfaqet. Ka rëndësi ajo që thotë presidenti.”

Pas fjalëve të tij, Trump u nis për në Kishën Episkopale të St John’s, një bllok në veri të Shtëpisë së Bardhë, ku vetëm disa minuta më parë protestuesit ishin shpërndarë me gaz lotsjellës. Kisha historike pësoi dëme të vogla një natë më parë kur në bodrumin e saj u vendos një zjarr i vogël.

Trump nuk hyri në kishë por qëndroi jashtë duke mbajtur në dorë një Bibël. Studiuesja i retorikës presidenciale Jennifer Mercieca tha se Trump dukej se po përpiqej të përcillte një mesazh force tek mbështetësit e tij.

“Nuk është rastësi që kamerat televizive e kapën duke ecur nëpër grafite. Mendoj se ishte me të vërtetë e rëndësishme për të që të filmohej me Biblën në dorë. Mendoj se kjo ishte me të vërtetë një pjesë e asaj që ai dëshironte të përçonte si imazhin e këtij momenti– një president i Shteteve të Bashkuara, që qëndron para një kishe me dritate të fortifikuara prej dërrase, një lloj sfide kundër protestuesve”.

Pas vizitës së presidentit Trump, peshkopja e dioqezës episkopale të Uashingtonit, Mariann Budde tha se ishte e “indinjuar” nga vizita e presidentit dhe mënyra sesi u sigurua zona para mbërritjes së tij. Budde akuzoi presidentin se po nxiste dhunën dhe përdori “një nga simbolet më të shenjta të traditës judeo-kristiane”.

Share216Tweet135


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In