• Kontakt
Monday, August 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Vaksina është një test a janë gati shqiptarët të vdesin për Berishën

19/03/2021
in Blog
A A
Partia që ka “shpresë” Saliun dhe mërzitet nga Luljeta Bozo!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Tre ish- mjekë shqiptarë, Sali Berisha, Tritan Shehu dhe Petrit Vasili, befas menduan se e gjetën çelësin për të bërë fushatë elektorale. Sapo mësuan se disa vende europiane pezulluan përdorimin e vaksinës së AstraZeneca kundër Covid-19, për shkak të ndjeshmërisë që krijuan lajmet rreth saj, kërkuan menjeherë pezullimin e saj.

Në fakt, paniku i tyre kishte të bënte me lajmet se Shqipëria po siguronte sasinë e nevojshme të vaksinave me AstraZeneca, pasi kishin hyrë 38 mijë dozat e para të kësaj vaksine.

Shqipëria ka përdorur deri më sot rreth 6 mijë e 500 vaksina AstraZeneca, kryesisht tek mësuesit. Nuk ka asnjë rast me komplikime pas vaksinimit.

Pasi Qeveria nuk reagoi ndaj “dëshirës’ së tyre, Sali Berisha u hodh në sulm. Ai “vërtetoi” se të gjithë mësuesit e Durrësit që kishin bërë vaksinën, ishin sëmurë dhe nuk kishin shkuar në shkollë, gjeti se një kandidat për deputet në Dibër e kishte pësuar prej saj, dhe me vrullin që e ka nisur, ka shumë mundësi që të deklarojë më shumë viktima se sa janë vaksinuar gjithësej deri më sot.

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ka deklaruar sot se vaksina e Oxfordit, AstraZeneca, është “e sigurtë dhe efektive” dhe përfitimet e saj tejkalojnë rreziqet.

Pra tani jemi në kushtet kur opozita zyrtare po përpiqet të bëjë fushatë kundër vaksinimit të popullsisë. Kjo është një qasje e rrezikshme për shëndetin e popullsisë, por është betejë e imponuar nga opozita dhe duhet parë si e tillë.

Pra tani kemi dy palë, Qeverinë që po siguron vaksina dhe fton qytetarët të vaksinohen, dhe opozitën që u bën thirrje qytetarëve të mos vaksinohen.

Në fakt, në çdo vend të botës ka personazhe që dalin kundër vaksinimit dhe e kanë atë kauzë të tyre. Por në asnjë vend të botës nuk e ka kauzë një parti politike që pretendon të vijë në pushtet.

Përdorimi i vaksinimit si një mënyrë për t’i ndarë njerëzit pro dhe kundër Qeverisë, është antinjerëzore, por në fund të fundit, është një zgjedhje e opozitës, e cila është më e lumtur t’i shikojë votuesit e saj të vdekur, se sa duke bërë vaksina.

Ne nuk kemi mekanizma, as t’i ndalojmë deklaratat e Berishës, e as ta dënojmë për ato. Normalisht duhet ta ndalonin fëmijët e vet dhe gruaja, se u është bërë i zoti i shtëpisë qesharak, por dhe ata mendojnë se u vlen më shumë pushteti, nëse vjen prej marrëzive të babait, se sa babai i marrë.

Kështu që të gjithëve tani na mbetet të shikojmë deri më 25 prill, nëse shqiptarët do të votojnë kundër vaksinës apo pro saj, duke zgjedhur kështu Qeverinë apo opozitën.

Sali Berisha është i vetmi politikan që beson se shqiptarët janë gati të vdesin për të, nëse ai u thotë mos u vaksinoni prej Qeverisë.

Vetë po kërkon vaksinën, pasi do që edhe t’i vdesë shqiptarët, por dhe ta shijojë atë moment, duke i parë si vdesin vetëm se dëgjuan atë. Siç kënaqet çdo vrasës serial me viktimat e veta.

Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

17/08/2025
Aktori i shquar, Mjeshtri i  Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

Aktori i shquar, Mjeshtri i Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

16/08/2025
Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In