• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vajzat çmendeshin pas tyre, kush janë 19 aktorët e vjetër shqiptarë që dukeshin si yje Hollivudi

25/04/2024
in Aktualitet
A A
Vajzat çmendeshin pas tyre, kush janë 19 aktorët e vjetër shqiptarë që dukeshin si yje Hollivudi
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë prej të lindurve përpara viteve 1990 nuk kanë sesi të harrojnë filmin, teatrin, muzikën, artistët dhe kulturën. Shumë aktorë ishin atëherë kryefjalë e ditës dhe bisedave, krejt ndryshe nga teknologjia e sotme. Por kush kanë qenë yjet e Hollivudit, pas të cilëve çmendeshin vajzat e atëhershme.

Timo Flloko ka qenë ndër aktorët më të bukur shqiptarë, fama e të cilit shkoi deri në Amerikë ku jetoi për 7 vite dhe arriti të futet në botën e Hollivudit. Timo e nisi karrierën si aktor që 19 vjeç dhe u kthye shpejt në yllin e kinematografisë shqiptare. Ai ka luajtur në filma si “Malet me blerim mbuluar”, “Shtigje lufte”, “Lulëkuqet mbi mure” e shumë të tjerë.

I pashëm, me flokë kaçurrelë dhe tipare të errëta, Xhevdet Ferri ka qenë dhe mbetet ndër aktorët më të dashur për publikun. Me rolin e Trimit tek “Përrallë nga e kaluara”, Xhevdet Ferri tërhoqi vëmendjen e të gjithë vajzave. Ai ka luajtur edhe në shumë filma të tjerë të njohur si “Delegacioni”, “Koha e kometës”, “Treni niset në 7 pa 5” e të tjerë.

Po ashtu edhe Gëzim Rudi ka qenë dikur fiksimi i vajzave. Aktori me flokët kaçurrela kishte një pamje shumë tërheqëse dhe vazhdon ta ketë edhe sot e kësaj dite. Ai ka luajtur në filma të njohur si “Hije që mbeten pas”, “Muri i gjallë”, “Një ditë nga një jetë” e shumë të tjerë.

Teksa aktorët e mësipërm kishin pamje mesdhetare, Viktor Zhusti ishte një bukuri krejt tjetër. Vajzat çmendeshin pas syve bojëqielli të Viktorit i cili edhe sot e kësaj ditë vazhdon të jetë një aktor shumë tërheqës. Viktori Zhusti ka luajtur në filma si “Malet me blerim mbuluar”, “Kur xhirohej një film”, “Nëntori i dytë” etj.

Edhe Andon Qesari ka qenë ndër aktorët më të pashëm shqiptarë. Pamja e tij karakterizohej nga shikimi i vrëngët dhe burrëror. Ai ka mbi katër dekada në skenë dhe ekran duke luajtur në shumë filma ku përmendim “Gjurma”, “Pylli i lirisë”, “Tela për violinë”.

Nuk mund të harronim as Alfred Bualotin, një nga aktorët më simpatik shqiptarë i cili e filloi karrierën me rolin e Vlashit në filmin “Pylli i lirisë”. Edhe sot e kësaj ditë Alfredin e thërrasin Vlashi dhe ndonëse kanë kaluar shumë vite, ai mbetet një burrë i pashëm. Ndër filmat e tij më të njohur janë “Njeriu me top”, “Dy herë mat”, “Tela për violinë”.

Në këtë listë bën pjesë edhe aktori i njohur i skenës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare, Gjergj Lala. Gjergji ka luajtur në filmat “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Gjurmë në kaltërsi” e shumë filma të tjerë shqiptare e italianë.

Shumë simpatik ka qenë edhe aktori Ardian Cerga, i njohur për rolet në filmat “Pranvera s’erdhi vetëm” apo “Mësonjëtorja”. Ardiani edhe sot e kësaj dite mbetet ndër aktorët më tërheqës dhe shumë të pëlqyer sidomos nga gjinia femërore.

Aktor tërheqës ka qenë dhe mbetet edhe Mevlan Shanaj. Dikur ishte shumë i pëlqyer nga vajzat, por edhe sot të gjithë habiten që ai është tek të 70-tat pasi vazhdon të duket i ri dhe shumë energjik. Mevlani ka luajtur në filma shumë të njohur si “I teti në bronz”, “Malet me blerim mbuluar”, “Pranvera s’erdhi vetëm” etj.

Artan Imami vazhdon edhe sot të jetë një burrë shumë i pashëm. Artani ka luajtur në filma të njohur shqiptarë si “Me hapin e shokëve” apo “Nata e parë e lirisë”.

Ndër aktorët e vjetër simpatikë shqiptarë është edhe Reshat Arbana i cili numëron mbi 35 role në kinematografinë shqiptare. Ndër rolet e tij më të spikaturja janë Samiu tek “Fije që priten”, Prefekti tek “Gjeneral gramafoni”, e shumë të tjerë.

Edhe Rikard Ljarja i ndarë nga jeta pak ditë më parë ka qenë një ndër aktorët më bukurosh shqiptarë. Rikardi ka luajtur në filmat e njohur “Komisari i dritës”, “Duel i hedhur”, Rrugë të bardga” në rolin e Dedës.

Ka qenë dhe vazhdon të jetë aktor shumë simpatik edhe Ndriçim Xhepa. Në pamjen e tij dallonin sytë e shkruar. Nriçimi ka luajtur rreth 40 role ku më i njohuri është në filmin “Flutura në kabinën time”.

Po ashtu edhe Aleksandër Moisiu ka qenë një aktorët shqiptarë më të pashëm, me një pamje si aktorët e Hollivudit. Aleksandri e zhvilloi karrierën e tij në Austri dhe Gjermani dhe që nga rinia e tij nuk e vizitoi më Shqipërinë.

Kristaq Antoniun mund ta krahasojmë lehtë me aktorët turq për shkak të tipareve dalluese. Kristaqi ishte me origjinë nga Korça dhe lindi në Bukuresht. Ai ishte aktor, tentor dhe bariton. Kristaqi e kaloi pjesën më të madhe të jetës jashtë vendit por në vitin 1942 u kthye përfundimisht në Shqipëri ku organizoi turne në shumë qytete.

Guljelm Radoja ka qenë po ashtu ndër aktorët më simpatikë, në pamjen e të cilit bie në sy shikimi i mprehtë. Roli i tij i parë ishte ai i inxhinierit të pyjeve në filmin “Gjurma”. Guljelm ka luajtur edhe në shumë filma të tjerë si “Shtigje lufte”, “Gëzhoja e vjetër”, “Flutura në kabinën time, “Mësonjtorja”, “Gjeneral gramafoni”.

Nuk mund të harronim as Kastriot Çaushin, aktorin e mirënjohur që edhe sot e kësaj dite mbetet ndër aktorët më të pashëm. Roli i tij më i spikatur është ai i Fatmirit tek “Nusja dhe shtetrrethimi”, por edhe ai i Ilirit në filmin “Shirat e vjeshtës”.

Edhe Xhelal Tafaj ka qenë ndër aktorët më simpatikë të kinematografisë shqiptare. Ai ka luajtur rolin e Antonios në filmin “Tomka dhe shokët e tij” e shumë role të tjera në filma të njohur.

Shumë i pashëm në atë kohë ka qenë edhe aktori Zef Bushati i cili ka interpretuar në filmat “Shtigje lufte” në rolin e një kapiteni italian, “Udhëtim në pranvere”, “Shoku ynë Tili”, “Njeriu me top” etj.

Share218Tweet136


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

06/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In