• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vagina nga dola unë, duhej të mbyllej!

08/03/2020
in Aktualitet, Blog
A A
Vagina nga dola unë, duhej të mbyllej!
3.8k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Bledi Mane-Public Enemy

1./
Sperma e babait u lëshua si e çmendur drejt kanaleve ku e priste e qeshur vezs e nënës. Ndërsa rënkimet e të dyve nuk rreshtnin, brenda trupit të sime mëje u përqafuan plot mall spermatozoidet dhe vezoret dhe pas 44 minutash u nisën drejt mitrës, u shumëfishuan dhe hodhën rrënjë.

Ditët dhe javët kalonin të shëndetshme dhe unë fillova ngadalë të marr formë. Nga një fetus i vogël i strukur, rritesha dhe formëzoja organet, gjymtyrët, kokën, veshët, sytë. Pas 36 javësh kërkoja të braktisja ngrohtësinë e trupit të nënës dhe u gjuaja membranave të barkut të saj me putrat e vogla të këmbëve të mia.

2./
Britmat e mamasë time pushuan kur mamitë e maternitetit, na prenë tubat lidhës, më pastruan nga ujërat ngjyrëkuqe dhe më mbështetën pranë prindit tim. Hera e parë që ndjeja prekjen dhe aromën e një gruaje.

Pushova dhe unë së qari dhe po egzaltohesha nga mirëseardhja në një botë plot oksigjen dhe dritë. Qyshkur qëndroja brenda mitrës edhe tani që fëmijërohesha e burrërohesha, dashuria dhe kujdesi i nënës nuk munguan por shtoheshin e shtoheshin çdo ditë.

Rrethohesha nga përkëdheljet, qumështi, lodrat, veshjet, ngrohtësia, freskia, higjena, ushqimi, përkujdesja. Çdo sekondë që kalonte rritesha me dashurinë dhe edukatën që ta doja çdo njeri veçanërisht nënën time e nëpërmjet saj gjithë femrat e lagjes, qytetit, vendit derisa një ditë kuptova se isha i vetëm, isha minorancë në një ambient hipokrizisht të ndyrë:

-Femrës futi vetëm palloshin dhe drurin!

-Femrën mbaje në shtëpi për të larë e për të gatuar!

-Femra ka lindur për të qenë shërbëtore e burrit!

Dhe ashtu herë i sforcuar dhe herë i nxitur u bëra edhe unë pjesë e dialektikës maskiliste aranautase. Çdo mbrëmje nuk vrapoja të përqafoja nënën time por shkoja raportoja te mejhania e lagjes sesi e dhunoja dashnoren, si e filmoja me celular, si e poshtëroja në krevat, si ia derdhja spermën mbi fytyrë, si e palloja pa e puthur dhe eksitimi tashmë nuk më vinte prej seksit por harbohesha kur ua tregoja shokëve, miqve, çunave të lagjes.

Shfrytëzova dashurinë dhe dobësinë e dashnores time ndaj meje dhe e punova si prostitutë në Itali, Belgjikë, Angli. U pasurova me kafshërinë dhe egon time dhe para shokëve ndihesha superior përherë. Kisha para, makina, luks, shfrenime por më mungonte dashuria. Jo sepse nuk ndjeja por kisha frikë të dashuroja një femër se do dukesha i dobët para shokëve, para lagjes, para zakoneve tona kolektive derisa një ditë euforia ime më përplasi të gjithin brenda makinës ku udhëtoja me trafikndarësen e një autostrade.

3./
Nga koma dola pas 5 ditësh dhe ashtu i mjegullt nga dhimbjet dhe trupi i sakatosur, mdjeva se kisha thyer çdo kockë e vertebër. I shtrirë në krevatin e bardhë të spitalit mësova se kisha mbetur sakat dhe kurrë, kurrë nuk do ecja më. Bërtita, ulërita, klitha, qava si atëherë kur dola nga vagina e nënës time dhe mes syve të enjtur nga lotët pashë fytyrat e bukura të doktoreshës, të infermieres, të sanitares, të nënës, të të dashurës. Pashë fytyrat e dhimbsura të 5 femrave që më përkëdhelnin dhe më pëshpërisnin ëmbël:
-Ti nuk do jesh kurrë vetëm, ti nuk do ecësh kurrë në jetë por ne do jemi me ty. Ne do jemi hapat e ecjes tënde…

4./
Gëzuar 8 marsit ju femrat shqiptare. Unë personalisht ndihem me fat se kam lindur sot në festën tuaj!
???❤?‍♂️

Share196Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In