• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ukraina sot: Rritet numri i viktimave, mes tyre edhe fëmijë, shpërthime të fuqishme në rrugët e Kievit dhe Okhtyrka, hidhet në erë edhe tubacioni i gazit

27/02/2022
in Aktualitet
A A
Ukraina sot: Rritet numri i viktimave, mes tyre edhe fëmijë, shpërthime të fuqishme në rrugët e Kievit dhe Okhtyrka, hidhet në erë edhe tubacioni i gazit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërkohë që jemi zyrtarisht në ditën e katërt të luftës, numri i viktimave në Rusi është rritur. Mësohet se 6 civilë kanë humbur jetën në Okhtyrka.

Guvernatori i Sumy-t, Dmitry Zhivitsky thotë se të paktën 6 ukrainas – përfshirë një vajzë 7-vjeçare vdiqën pas një sulmi rus të premten në qytetin verilindor të Okhtyrka.

Ndërkohë, u hodh në erë një tubacion gazi natyror në Kharkiv, ndërsa qeveria ukrainase tha se tymi mund të shkaktojë një katastrofë mjedisore.

Shpërthime masive ndriçuan qiellin pranë kryeqytetit ukrainas Kiev gjatë orëve të para të së dielës, ndërsa forcat ukrainase vazhdojnë të zmbrapsin përpjekjet ruse për të marrë kontrollin e qytetit historik, pavarësisht nga shanset dërrmuese.

Dy shpërthime të mëdha u regjistruan rreth Vasylkiv – një qytet i vogël me një aeroport të madh ushtarak dhe tanke të shumta me karburant – rreth 30 kilometra, ose rreth 18 milje, në jug të Kievit. Të shtunën, kryeministri ukrainas Denys Shmyhal akuzoi Rusinë për krime lufte, duke thënë se forcat ruse hodhën në erë më granata kopshtet e fëmijëve, blloqet e banimit dhe “autobusët me fëmijë”.

Megjithëse Rusia ka pretenduar se nuk po synon infrastrukturën civile, një numër në rritje i provave në terren thotë krejt të kundërtën. Ndërkohë, një djalë 6 -vjeç u vra nga të shtëna me armë zjarri në një lagje perëndimore të Kievit të shtunën në mbrëmje. Mes viktimave ishte dhe një grua, e cila u vra pasi një ndërtesë banimi 9 -katëshe në qytetin lindor të Kharkivit u godit nga “artileria e armikut” mbrëmë, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.

Kujtojmë se të shtunën një bllok i madh apartamentesh banimi në perëndim të Kievit u goditën nga ajo që një ministër i qeverisë ukrainase e përshkroi si një raketë ruse, pasi banorët në të gjithë qytetin u detyruan të kërkonin strehim pas një nate të tmerrshme të shoqëruar nga të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime.

Michael Kofman, drejtor i programit kërkimor në Programin e Studimeve për Rusinë në CNA, një institut me bazë në Uashington, shkroi në Tëitter: “Unë mendoj se sot ne kemi parë një ndryshim në shënjestrimin rus drejt infrastrukturës civile kritike, përdorimit më të madh të MLRS dhe artilerisë në zonat periferike. Për fat të keq, shqetësimi im se kjo do të bëhej shumë më e shëmtuar dhe do të prekte civilët ka filluar të materializohet.”, tha ai.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In