• Kontakt
Monday, May 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sport

UEFA “komplot” FIFA-s, fton në Ligën e Kombeve përfaqësueset e Amerikës së Jugut

19/12/2021
in Sport
A A
UEFA “komplot” FIFA-s, fton në Ligën e Kombeve përfaqësueset e Amerikës së Jugut
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria europiane e futbollit po ideon mundësinë e bashkëpunimit me homologen e saj jugamerikane, CONMEBOL, për garë të përbashkët

Europa dhe Amerika e Jugut po ideojnë një aktivitet të përbashkët dhe bëhet fjalë për Ligën e Kombeve. Nuk dihet se në çfarë rrethanash është propozuar një nismë e tillë, por shumë specialistë dhe opinionistë në Europë këtë e shohin si një krisje të marrëdhënieve midis UEFA-s dhe FOFA-s, pra një komplot të qeverisë europiane të futbollit ndaj qeverisë botërore të topkëmbës.

Në të vërtetë, mediat e ndryshme e cilësuan një zhvillim revolucionar në futbollit e kombëtareve. UEFA dhe CONMEBOL-i po punojnë për të përfshirë përfaqësueset e Amerikës së Jugut në Ligën e Kombeve, ku aktualisht garojnë vetëm kombëtaret europiane.

ESPN raporton se organizatat më të larta të futbollit në Europë dhe Amerikën e Jugut kanë nënshkruar një marrëveshje, sipas së cilës, 10 skuadrat nga Amerika e Jugut do të bëhen pjesë e Ligës së Kombeve të UEFA-s që nga viti 2024.

Ky zhvillim i ri vjen pas rinovimit të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar nga UEFA dhe CONMEBOL-i këtë javë, i cili do të fillojë me të ashtuquajturën “Finalisima”, duelin ndërmjet Italisë dhe Argjentinës si fitues të Europianit dhe Kupës së Amerikës (“Finalisima” do të organizohet të paktën deri më 30 qershor 2028). Kjo marrëveshja është një kundërpërgjigje ndaj idesë së FIFA-s për ta zhvilluar Botërorin çdo dy vjet.

Ndeshjet do të vazhdojnë të zhvillohen në territorin europian. Gjashtë skuadrat më të mira të CONMEBOL-it do të hyjnë drejtpërdrejt në Ligën A të Ligës së Kombeve të UEFA-s (22 ekipe në total), ndërsa katër skuadrat e mbetura të Amerikës së Jugut do t’i bashkohen Ligës B, e cila do të mbetej me 20 skuadra, siç njoftoi Zhbigniev Boniek, zv. president i UEFA-s. “Kjo është “UEFA Nations League” e fundit me këtë format.

Ne patëm një takim me CONMEBOL-in dhe nga viti 2024 kompeticionit do t’i bashkohen ekipet e Amerikës së Jugut. Në Ligën A do të luajnë deri në 22 skuadra, në të cilën aktualisht garojnë 16 skuadra. Gjashtë prej tyre do të jenë nga zona CONMEBOL. Katër skuadrat e mbetura do t’i shtohen Ligës B”, sikurse shpjegon ish-futbollisti polak. “Ligat C dhe D do të luhen me të njëjtat rregulla si tani. Asgjë nuk do të ndryshojë.

Në çfarë formati do të jetë? Ende po punojmë për të. Kalendari i ndeshjeve të ekipeve kombëtare është i kufizuar”, deklaroi Boniek. Nëse konfirmohet ndryshimi i formatit, do të ishte një zhvillim pozitiv për skuadrat e Amerikës së Jugut sa i përket grumbullimit, duke pasur ndeshje tërheqëse kundër rivalëve evropianë të nivelit të parë, krahas takimeve konkurruese në kualifikueset e Botërorit të Amerikës së Jugut./Adriatik Balla

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In