• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

U vetëvra në 2021! Si u shfrytëzua sek*ualisht ushtarja 19-vjeçare nga eprorët dhe mbikëqyrësi që i kishte dërguar 3500 mesazhe?!

10/10/2023
in Bota
A A
U vetëvra në 2021! Si u shfrytëzua sek*ualisht ushtarja 19-vjeçare nga eprorët dhe mbikëqyrësi që i kishte dërguar 3500 mesazhe?!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një debat i madh ka shpërthyer në Britaninë e Madhe gjatë 24 orëve të fundit në lidhje me faktorët që kontribuan në vetëvrasjen e një ushtareje të re artilerie në dhjetor 2021, pasi si përfundimi i një hetimi të brendshëm të ushtrisë ashtu edhe dëshmive të njerëzve afër saj nxjerrin në pah një model të “shfrytëzim” të 19-vjeçares nga eprorët e saj në hierarki.

Sipas raportit të sapo publikuar të ushtrisë, 19-vjeçarja Jaisley Louise Beck i dha fund jetës së saj pas një “periudhe intensive sjelljeje të padëshiruar” nga mbikëqyrësi i saj, i cili e ngacmoi seksualisht për javë të tëra, duke e bombarduar me 3500 tekste dhe mesazhe audio, pavarësisht lutjeve të vajzës për ta lënë të qetë.

Pavarësisht se në raportin e ushtrisë vërehet se kjo sjellje nga eprori i Beck-ut “pothuajse me siguri ka kontribuar në vdekjen e saj”, emri i burrit dhe informacionet kritike që mund të zbulojnë identitetin e tij janë redaktuar nga dokumenti, gjë që ngjall habi dhe zemërim në një pjesë të madhe të opinionit publik britanik. Sipas njerëzve të afërt me familjen e vajzës, një arsye kryesore që e bëri atë të hezitonte të raportonte këtë sjellje obsesive të mbikëqyrësit të saj ishte mënyra se si u trajtua një ankesë e mëparshme për sulm seksual.

Në korrik 2021, vetëm pesë muaj para vetëvrasjes së saj, Jaisley Beck u sulmua seksualisht nga një roje sigurie. Siç raporton Daily Mail, burri i ka futur duart mes këmbëve 19-vjeçares dhe e kapi për fyti. Pas incidentit, Beck u fsheh në banjë, më pas e kaloi pjesën tjetër të mbrëmjes në makinën e saj. Sipas Qendrës për Drejtësi Ushtarake (CMJ), e cila përfaqëson familjen e 19-vjeçares, edhe pse ka pasur një denoncim për ngjarjen në ushtri (të depozituar nga një koleg i Beck-ut), policia nuk është informuar dhe as nuk ka pasur ndonjë hetim thelbësor”. Raporti i ushtrisë thotë për sulmin se “ka indikacione se nuk është ndjekur procedura e duhur e raportimit”.

Në përfundimin e hetimit të brendshëm përmenden edhe faktorë të tjerë që mund të kenë rënduar në psikologjinë e të resë në muajt para vetëvrasjes, duke përfshirë një “marrëdhënie jo të shëndetshme me alkoolin”, probleme familjare që përfshinin humbjen e një njeriu të dashur dhe dy lidhjet e saj të dashurisë.

Në dhjetor 2021, Beck, e cila iu bashkua ushtrisë kur ishte vetëm 16 vjeçe, kishte një lidhje me një nënoficer të martuar, i cili “shpesh shfaqej i dehur në dhomën e saj natën vonë”. Në raport përmendet edhe një lidhje tjetër shumëvjeçare e vajzës me një trajner që kishte përfunduar në nëntor të 21-shit. Sipas konstatimit, kjo lidhje “Pavarësisht se ajo kishte disa elemente pozitive, ajo karakterizohej edhe nga dyshime dhe akuza nga ana e partnerit të saj për tradhti”.

Natën e kaluar, motra e Becit, Emily, e përshkroi 19-vjeçaren si ‘personin më të bukur, më të dashur dhe më të fortë’ që kishte takuar ndonjëherë. Duke folur për Times, Emily shprehu pikëpamjen se disa njerëz në ushtri në nivele më të larta të hierarkisë shfrytëzuan natyrën e mirëdashur të motrës së saj.

Raporti i ushtrisë përfshin gjithashtu mesazhe që Beck i kishte dërguar eprorit të saj, duke u përpjekur dëshpërimisht ta bindte atë ta linte të qetë. “Nuk mund të vazhdosh ta bësh këtë për mua… Unë sapo dola nga një lidhje dhe tani ndihem sikur jam një tjetër”, tha vajza në një mesazh dërguar burrit më 15 nëntor. Pasi vazhdoi ta bombardonte me qindra mesazhe, Beck i shkroi shefit të saj në fillim të dhjetorit se “ndjenjat e tij nuk janë normale” dhe se megjithëse do të donte ta ndihmonte t’i kapërcente ato, ajo nuk mundet sepse nuk mund ta durojë më psikologjikisht.

Vajza u gjet e vdekur në kampin Larkhill në Wiltshire disa ditë më vonë.

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Margarita Xhepa përcillet për në banesën e fundit me lot dhe dhimbje nga të afërmit miqtë dhe artëdashësit e shumtë

VIDEO/ Profecia e një skene…Vdekja le të presë! Filmi i fundit i Margarita Xhepës: “Si do që të vejë puna, ju nuk duhet ta ndërprisni”!

11/06/2025
Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

11/06/2025
Në kujtimet e shokëve që nuk jetojnë më…Shtatë vitet e Bexhet Nelkut dhe dy rrefime grash

Në kujtimet e shokëve që nuk jetojnë më…Shtatë vitet e Bexhet Nelkut dhe dy rrefime grash

10/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In