Kujtojmë sot në ditën e tij të lindjes aktorin e mirënjohur fierak, Dhimiter Jano (1945-2005).
Aktor i teatrit “Bylis” – Fier dhe i kinematografisë shqiptare, Dhimitër Jano, lindi në Fier, më 12 dhjetor. Kreu Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1972 dhe fill më pas u emërua në teatrin “Bylis”.
Në skenën e këtij teatri interpretoi rreth 50 role. Suksesin më të madh të tij e arriti me rolin e Niqiforit në komedinë brilante “Shoku Niqifor” të Pëllumb Kullës. I paharruar, Dhimitri ynë!









