11 vjet që është ndarë nga jeta aktori Aristotel Stefani. Nderim dhe respekt për figurën e tij. Aristotel Stefani, ka lindur në Lliar të Zagorisë në Gjirokastër.
Ai ishte një nga emrat më të spikatur të kinemasë edhe teatrit shqiptar për rolet episodikë, me të cilët ka krijuar një karrierë të spikatur.
Roli i tij episodik te “Përrallë nga e kaluara”, i skalitur edhe interpretuar plot mjeshtëri, mbahet edhe do të ngelet gjatë në kujtesën e shqiptarëve.









