• Kontakt
Thursday, July 10, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Dosja X

U gjet i vdekur pasi zbuloi emrin e Shkëlzen Berishës si të përfshirë në aferën e rëndë kriminale! Zbardhet çfarë zbuluan ekspertët e prokurorisë pranë trupit të pajetë të Kosta Trebickës

11/03/2021
in Dosja X
A A
U gjet i vdekur pasi zbuloi emrin e Shkëlzen Berishës si të përfshirë në aferën e rëndë kriminale! Zbardhet çfarë zbuluan ekspertët e prokurorisë pranë trupit të pajetë të Kosta Trebickës
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kosta Trebickës u gjetja i pajetë vetëm pak kohë pasi kishte zbuluar emrin e Shkëlzen Berishës si të përfshirë në aferën e Gërdecit duke i tronditur të gjithë.

Ende pa mbërritur në vendngjarje, përmes targës policia kuptoi se kush ishte viktima. Denoncuesi i aferës së municioneve, njeriu që kishte ekspozuar emrin e Shkëlzen Berishës, papritur ishte gjetur i vdekur në një aksident të çuditshëm rreth 3 kilometër larg Voskopojës.

Presioni publik ndaj autoriteteve ligjzbatuse ishte tepër i madh për zbardhjen e kësaj çështjeje. Për ti dhënë rëndësinë e duhur hetimit, nga Tirana mbërritën me helikopter prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, krerët e policisë Agron Kuliçi dhe Tonin Vocaj. Në krye të hetimit u vunë prokurorët e Korçës Përparim Vukaj dhe Hysen Kulla.

Ky është procesverbali i kqyrjes së vendngjarjes. Në faqen e 10-të të aktit, sqarohet se kqyrja ka përfunduar në orën 20:30. Aty mungon ora e fillimit të procesit. Kjo hedh hije të forta dyshimi mbi orën se kur shërbimet kanë mbërritur në vendngjarje.

Në ekspertizën mjeko-ligjore thuhet se koha e vdekjes së Trebickës është jo më pak se 7 orë, dhe jo më shumë se 12 orë nga koha e kryerjes së autopsisë. Autopsia ka nisur në orën 22:30 minuta. Pra, koha e vdekjes mendohet mes fashës orare 10:30 deri në 15:30 të asaj dite. Dëshmitarët e parë, e kanë gjetur rreth orës 13:30, por nuk u arrit të zbulohej kurrë ora e saktë e ngjarjes, çka hodhi aso kohe dyshime të forta që nuk u shuan kurrë.

Dalin për herë të parë pamjet e papublikuara/ Ish-prokurori Hajdari dhe gazetari i njohur zbulojnë si u firmos fati i zi i Gërdecit dhe politikanët e përfshirë që penguan hetimet (VIDEO)
“Më dëshmuan që e kemi gjetur gjallë, ai ishte gjallë, pra, në një hipotezë dikush që do të të vrasë nuk të lë asnjëherë gjallë, s’ta jep këtë mundësi, dhe një dëshmitar më thotë tentoi të fliste por nuk fliste dot” u shpreh gazetari, Ferdinand Dervishi.

Viktima u gjet i shtrirë pingul në një rrugë dytësore të hapur rishtazi, paralelisht me aksin Lekas-Voskopojë. Ai ishte i pozicionuar me shpinë nga toka, me kokën në pozicion 30 gradë. Në pjesën e poshtme të kokës u konstatua një gjurmë e madhe gjaku me rrjedhje deri në 1.4 metër. Në fytyrën e viktimës konstatohet sasi e madhe gjaku që dilte nga goja. Po ashtu, në hundë, te veshët dhe te parakrahët. Në afërsi të kokës u gjet një kapelë ushtarake. Ne xhepin e pantallonave u gjet një shpend thëllëzë.

Rreth 1.25 metër larg trupit gjendej një bidon metalik, natriban dhe një çelës me plastikë me numrin 107, pra, çelësi i hotelit. Rreth 2.5 metër nga kufoma ndodhej një aparat celular i fikur dhe disa sende personale të tij.

Rreth 3 metër larg nga kufoma, me drejtim lindjen gjenden dy çanta me fishekë arme gjahu. Në krahun lindor të trupit gjendet armë gjahu teke e markës Rafaello Beneli me numër serie F165060, e njëjtë me armën e regjistruar në emër të Kosta Trebickës. Në vendngjarje u gjetën xhama të thyer dhe copëza stukoje të ngjashme nga ato që lëshohen nga përplasjet e automjeteve.

42 metër nga trupi i pajetë u konstatua i ndezur mjeti tip Nisan kabriole, me ngjyrë të kuqe në pronësi të Kosta Trebickës. Makina kishte dëmtime të ndryshme të ngjashme me ato që krijohen nga rrokullisja. Bazuar vetëm në kqyrjet paraprake, kryeministri i kohës Sali Berisha, nxitoi ta klasifikonte ngjarjen aksidentale. Kishte humbur jetën njeriu që zbuloi implikimin e djalit të tij ne aferën e Gërdecit./ Top Story

Share215Tweet135

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Bujar Lako – ”Mujo Bermema” dhe Sulejman Pitarka – ”Zheleznovi”, dy të pavdekshëm edhe si ushtarak karriere (komandanti shqiptar dhe ai sovjetik i bazës së Pashalimanit në filmin ”Ballë për ballë”

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In