• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

U gjet i ekzekutuar buzë lumit Shkumbin, identifikohet viktima, anëtar i bandës së Lushnjës

17/10/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
Erion Braçe thirrje: Ja banorët e zonave që duhet të largohen menjëherë tani pasi rrezikojnë përmbytjen nga Shkumbini
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka identifikuar trupin e pajetë që u gjet paraditen e sotme buzë lumit Shkumbin në Peqin.

Uniformat blu bëjnë me dije se viktima është Alban Semaku, 38 vjeç, ish-anëtar i bandës së Lushnjes, i cili deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali.

38-vjeçari u gjet i vrarë me armë zjarri në lagjen Çezmë. Në 6 maj të këtij viti ai është liruar nga burgu. Sipas bluve në vitin 2006, 38-vjeçari është ekstraduar nga Italia, pas një vendimi të gjykatës së Lushnjes, pasi ishte dënuar për vrasje, si pjesë e një grupi kriminal.

Disa vite më vonë, në 2015, Semaku është arrestuar në flagrancë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën, me armë zjarri, shtetasin M. T.

Gjithashtu, në nëntor të 2015 është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja”. Ndërsa në maj të këtij viti ai është liruar nga burgu.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për verifikimin e identitetit të shtetasit të vrarë me armë zjarri, i cili është gjetur në afërsi të lumit Shkumbin, në lagjen Çezmë, Peqin, pas verifikimeve të kryera, rezultoi se ishte shtetasi Alban Semaku, 38 vjeç, banues në Lushnjë, i cili deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali.

Në vitin 2006, ky shtetas është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28.08.2003 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.

Më datë 16.03.2015 është arrestuar në flagrancë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën, me armë zjarri, shtetasin M. T. Gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit Alban Semaku, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava”, një kre hër pistolete me 6 fishekë dhe dy doza heroinë.

Me vendimin e datës 16.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Lushnjë është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja” dhe është liruar nga burgu 06.05.2021, pasi ka vuajtur dënimin në I.E.V.P Peqin.

Share209Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

26/08/2025
Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

26/08/2025
24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh”  të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh” të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

26/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In