• Kontakt
Sunday, August 24, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Turp për këto lloj intelektualësh! Pasi braktisi Topin, Biberaj dhe u kthye në ushtarin e Luli Bashës?! Dje: Partinë Demokratike ua lamë në dorë matrapazëve!

06/09/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Turp për këto lloj intelektualësh! Pasi braktisi Topin, Biberaj dhe u kthye në ushtarin e Luli Bashës?! Dje: Partinë Demokratike ua lamë në dorë matrapazëve!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi e ndaluan të kandidonte si i rival dhe zëvëndësues i Berishës dhe e larguan nga PD, Aleksandër Biberaj i’u bashkua FRD-së së Bamir Topit por duke parë se edhe atje nuk po kapte karrige, tropojani balerin e Berishës u kthye përsëri në stallën ku as që duan ta shikojnë me sy, duke mos harruar ato që thoshte nga FRD për PD-në dhe drejtuesit e saj

Nga Aleksandër Biberaj

24 vite më parë, më 8 dhjetor 1990, në Qytetin Studenti, studentët e Universitetit të Tiranës, filluan lëvizjen për përmbysjen e regjimit komunist, lëvizje tejet paqësore kjo dhe me kërkesa të mirëfillta politike për pluralizëm politik. Lëvizja fitoi shumë shpejt një popullaritet mbarëkombëtar, si dhe mbështetjen e të gjitha shtresave të shoqërisë dhe të faktorit ndërkombëtar.

Pluralizmi politik u pranua nga lidershipi komunist i kohës më 11 dhjetor 1990, dhe më 12 u themelua Partia Demokratike, partia e parë opozitare pas 46 vitesh diktaturë komuniste, nga më të egrat në Europë.

Por fatkeqësisht, shumë shpejt, ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte kurrsesi, lëvizja e filluar dhe e kurorëzuar me sukses nga idealistët, u përvetësua nga matrapazët politikë. PD-ja e sapo krijuar si një parti idealiste në “epruvetën studentore”, sapo “doli” në ambient, u virusua nga viruset e kohës që “qarkullonin” në atmosferën mbytëse të shoqërisë shqiptare, një shoqëri e intoksikuar dhe atrofizuar nga virusi shkatërrimtar komunist.

PD-së iu sulën lloj-lloj grabitqarësh, që nga emisarët e Ramiz Alisë, ish-komunistë, ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, ish-të burgosur ordinerë që hiqeshin si të persekutuar politikë, si dhe lloj-lloj servilesh, injorantësh dhe dështakësh të komunizmit. PD-në shumë shpejt e okupuan ata që erdhën në Qytetin Studenti me devizën:

“Të vrapojmë për në Qytetin Studenti, se atje po ndahet Torta”. Lidershipi komunist i kohës, me qëllim që t’i hapte rrugën emisarëve të vet në PD, mbylli Universitetin e Tiranës duke përzënë jashtë Shqipërisë studentët e dhjetorit, që përbënin edhe elitën politike të kohës.

Me kalimin e ditëve, javëve, dhe muajve të parë nga krijimi i PD-së, në lidershipin e PD-së pothuajse nuk mbeti asnjë student, me përjashtim të Azem Hajdarit. Se çfarë ndodhi në Shqipëri që nga ai dhjetor i largët i 24 viteve më parë, të gjithë e dimë dhe e kemi parasysh. Gjithsesi sot për të gjithë ne që morëm pjesë aktive në atë lëvizje të madhe, është një ditë jo nostalgjie, por një ditë kujtese, reflektimi dhe meditimi politik dhe shoqëror, për çfarë kemi bërë dhe çfarë nuk kemi bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Jemi krenare për atë që bëmë nga 8-12 dhjetor 1990, por jemi fajtorë dhe kemi përgjegjësi të madhe përpara shqiptarëve dhe historisë, që krijesën tonë idealiste, ua lamë në dorë matrapazëve. Natyrisht ishim shumë të rinj dhe idealistë, pa hile dhe pa përvojë, dhe menduam që misioni ynë mbaronte me fitoren e pluralizmit, ndërkohë që misioni ynë atëherë duhej të fillonte.

Respekt për të gjithë ata bashkëmoshatarë që morën pjesë në atë lëvizje qytetare, demokratike dhe patriotike, dhe homazh për drejtuesin e lëvizjes Heroin e Demokracisë Azem Hajdari, për Arben Brocin, Avdyl Matoshin dhe të gjithë ata që nuk jetojnë më.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

23/08/2025
Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

23/08/2025
80 vjetori i Llazi Sërbos, aktorit plot sharm dhe shpirti delikat i karaktereve të fuqishme

Aktori i paharruar Llazi Sërbo, para se të ndahej nga jeta shkroi…

23/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In