• Kontakt
Saturday, August 23, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Tritan Kalo del me mesazhin e fuqishëm: Ende nuk ka ardhur fundi!

16/05/2021
in Blog
A A
Tritan Kalo del me mesazhin e fuqishëm: Ende nuk ka ardhur fundi!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mjeku i njohur, Tritan Kalo, me anë të një postimi në Facebook bën thirrje për kujdes. Me një postim në Facebook, Kalo thotë se nuk duhet ulur vigjilenca dhe përkujdesja ndaj vetes dhe të afërmve sa kohë që koronavirusi rrezikon që të na infektojë.

Sipas mjekut, imunizimi aktiv nga kalimi i sëmundjes dhe vaksinimi i popullatës, nuk e ka mbërritur atë cak të domosdoshëm për këputjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit

“Nën grinë e këtij moti mespranveror ka më shumë dritë e ngrohtësi në mendjet e zemrat tona, sepse dita-ditës po shkurtohet udha e daljes nga “tuneli i gjatë i Pandemisë nga Sars-Cov2/Covid-19”, dhe drita jeshile sa vjen e zmadhohet në fundin e tij….Kanë kaluar pothuajse 18 muaj, 1.5 vjet, nga observimi i rasteve të para të të sëmurëve në Ëuhan-in e largët të Kinës, dhe 15 muaj nga observimi i rasteve të para në Shqipëri….

Shumë punë është kryer, shumë djersë e lot janë derdhur këto 18 muaj të Pandemisë….Në ndërkohë kemi pasur qindra-mijëra të sëmurë e jo më pak jetë të humbura në mbarë botën nga kjo “flamë”, duke përjetuar shumë e shumë drama të dhimbshme individuale e familjare, por fatmirësisht kemi përjetuar edhe shumë e shumë gëzime të ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen….

KUJDES, të mos e nënvlerësojmë përkujdesin ndaj vetes dhe të afërmve tanë, për sa kohë virusi jetë lëndues e jetë marrësi Sars-Cov2/Covid-19 ende rrezikon të na infektojë, si dhe për sa kohë që imunizimi aktiv nga kalimi i sëmundjes dhe vaksinimi i popullatës, nuk e ka mbërritur atë cak të domosdoshëm për këputjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit në mesin tonë”, shkruan ai.

Kalo thotë se ditë më të mira na presin, por shton se kjo nuk duhet të na bëjë euforikë dhe të nënvlerësojmë masat. Ai bën i bën thirrje qytetarëve po ashtu që të pranojnë të vaksinohen.

“Ecuria e Pandemive të kësaj natyre ka ligjësitë e saja, diçka që e kam shprehur në një postim të shumë muajve më parë, andaj atë çka kemi mësuar prej tyre duhet ti kemi mjaft mirë parasysh…..Koha dhe ecuria e rasteve qartazi po e vërteton një parashikim të tillë….Lehtësimi gradual i masave kufizuese fatmirësisht po na krijon mundësitë socio-ekonomike e psikologjike të rigjallërimit të gjithçkaje në jetët tona….

Ditë më të mira na presin, POR kjo nuk duhet të na bëjë euforikë dhe të nënvlerësojmë përkujdesin ndaj vetvetes dhe atyre që gjallërojnë pranë nesh….PËRSHPEJTIMI i ritmeve të vaksinimit në kohët e fundit është një masë e shumë-mirëpritur, për një ecuri edhe më pozitive të kësaj “flame mbarëbotërore”….KURRË mos hezitoni që të vaksinoheni sapo t’ju ofrohet një mundësi e tillë….

NE mantelbardhët dhe trupa e ofrimit të përkujdesit shëndetësor jemi kurdoherë aty në vijën e parë të përballjes me Pandeminë e infeksionit nga Sars-Cov2/Covid 19-, për të bërë më të mirën tonë në ofrimin e ndihmës sonë jetëshëruese….Ju duam dhe kurrë të mos ju mungojë besimi në Punën, Përkushtimin e Profesionalizmin tonë”, shton Kalo.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

20/08/2025
Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

19/08/2025
Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

19/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In