• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sport

Trajneri i Brojës: Armando inteligjent, ka treguar se duhet ta nisë ndeshjen nga fillimi

26/12/2021
in Sport
A A
Trajneri i Brojës: Armando inteligjent, ka treguar se duhet ta nisë ndeshjen nga fillimi
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Armando Broja duket sikur e ka fituar vendin e titullarit te skuadra e Sauthemptonit dhe pritet që të zbresë në fushë ditën e nesërme ku do të përballet me Uest Hemin. Në prag të kësaj ndeshjeje ka folur edhe trajneri Ralf Hazenytel, që ka thurur lavde për sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Përveç kësaj, trajneri ka shpjeguar edhe mënyrën e veçantë që skuadra e tij nuk ka pasur problem me COVID-in, duke bërë që lojtarët e Sauthemptonit të ndërroheshin në makinat personale dhe duke shmangur disi grumbullimet e ekipit.

BROJA DHE MASAT NDAJ COVID-19 – “Më kujtohet kur ai u fut në lojë dhe kishte disa raste të mira për shënim. Ai mori shansin në rastin e dëmtimit të partnerit të tij në sulm dhe tani ka treguar se është në vendin dhe kohën e duhur për të shfrytëzuar rastet.

Kjo është ajo që duhet të bësh si një lojtar i ri. Ai është lojtar shumë cilësor dhe si zëvendësues, por ka treguar se duhet ta nisë ndeshjen nga fillimi. Ai ka shënuar katër gola, kur i ka nisur si titullar ndeshjet, ka bërë paraqitje mbi mesataren për të qenë i sinqertë”, është shprehur fillimisht trajneri i Sauthemptonit.

Ndërsa për situatën që po kalon bota e futbollit për t’u ruajtur nga infektimi me COVID, Hazenhytel ka thënë: “Situata me COVID-in ndryshon çdo ditë, deri tani jemi mirë. Po mundohemi t’u përmbahemi rregullave dhe të qëndrojmë të sigurt.

Jemi në një moment të mirë, teksa kemi marrë disa masa. Ushqimin nuk po e konsumojmë në ambiente të mbyllura, dhe futbollistët e paketojnë dhe ushqehen në shtëpi. Ndërkohë, kemi përdorur makinat personale për t’u ndërruar. E di që nuk është një situate e lehtë për lojtarët, por ky moment na detyron të veprojmë në këtë formë”, përfundon trajneri. /PANORAMASPORT.AL/

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In