• Kontakt
Thursday, July 10, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Trafiku i municioneve, si u tërhoqën dëshmitarët që implikonin Shkëlzen Berishën

09/03/2021
in Aktualitet, Dosja X
A A
Trafiku i municioneve, si u tërhoqën dëshmitarët që implikonin Shkëlzen Berishën
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Diveroli vjen në Shqipëri për të negociuar çmimin me drejtorin e MEICO. E gjen veten në një takim me bossin e “Albademil” Mihal Delijorgji, Ylli Pinarin dhe një djalë të ri misterioz që iu duk sikur ishte shefi i tyre.

Ata i kërkuan të nxirrte nga loja Trebickën dhe biznesin e paketimit do ta merrte Delijorgji. Kjo u zbulau në përgjimet e bisedave telefonike mes Diverolit dhe Trebickës

Diveroli: Nuk të hoqa unë nga kjo punë. E kupton këtë? Nuk kam unë gisht këtu.

Këtu është Pinari që ma kërkoi, është ai që po më detyron, unë kurrë nuk e kam mbështetur këtë vendim. Unë jam shumë, shumë i nervozuar. Jam shumë i shqetësuar.

Trebicka: A po punon ai akoma me Henry Tomein?
Diveroli: Besoj se po punon akoma me Henrin.

Trebicka kuptoi se ishte futur në një biznes me njerëz të fortë. Për më tepër, aktiviteti ishte problematik në raport me ligjet e SHBA. Ai nisi të mbledhë prova.

“Unë duhet të isha tepër i kujdesshëm e duhet të mbroja veten, kur e ndjeva antyrshëm, pasi mu thanë faktet e takimeve sekrete, në vende që nuk ishin dhe nuk përfaqëosnin interesa shtetërore, duhet të merrja masa, të grumbulloja dokumentacion për të mbrojtur personalitetin tim dhe biznesin tim që në të ardhmen cfarëdo të kishte, unë të dija se si të mbroja veten” u shpreh Kosta Trebicka, Biznesmen/ Arkivë 2008.

“Tregtia që është bërë në kuptimin që duhej bërë me sinqeritet me partnerët edhe ajo ka caluar, ka element që krijon dyshime që subë për interes të rritjes financave në kuadër bashkëpunimit si vend aspirant i NATO-s por ka element përfitmi personal nga njerëzit që janë marrë” u shpreh Shkëlqim Hajdari, Ish-Kryeprokuror i Apelit Tiranë

Trebicka kishte informuar Nju York Times mbi aferën, që nisi investigimet në Tiranë. Ai kishte dëshmuar para zyrtarëve të Departamentit të Mbrojtjes mbi mashtrimin me fishekët kinezë. Përgjimet e Trebickës implikuan rëndë djalin e kryeministrit Berisha.

Diveroli: Kjo gjë ka shkuar shumë lart, deri te Kryeministri dhe djali i tij. Kjo është. Kjo mafia është shumë e fortë për mua. Nuk mund ta luftoj këtë mafia. Është bërë shumë e madhe. Kafshët kanë dalë shumë jashtë kontrollit. Shumë lojtarë..

Trebicka vendos të mbajë një takim me Shkëlzen Berishën i cili i thotë se nuk ka asnjë lidhje me biznesin por dikush ka përdorur emrin e tij.

Prania e Shkëlzenit në takimin me Diverolin, Delijorgjin dhe Pinarin përmendet edhe nga gazetari amerikan Guy Lauson, në librin “Armët dhe çunat”.
Ai bënte këtë përshkrim:

“Djali kishte flokë të zinj, lëkurë të lëmuar dhe sy të akullt si të peshkaqenit”.
Berisha e paditi gazetarin për shpifje, por Gjykata e Floridas e rrëzoi kërkesën. Gjykata mori për bazë edhe dëshmi dhe raportime mediatike që ishin në një linjë me Lauson.

Por, çuditërisht burimi i parë i këtij informacioni, Efraim Diveroli përgënjeshtron veten mbi informacionet për përfshirjen e Shkëlzen Berishës. Ai thotë në procesin gjyqësor në SHBA se emrin e Shkëlzenit e kishte përdorur për presion ndaj Trebickës që mos të hakmerrej pasi e përjashtuan nga biznesi.

“Kosta Trebicka ishte biznesmen që u fut në mënyrë të nderhsme dhe këtë biznes ja ndërprenë se njerëz të fuqishëm të mbështetur nga pushteti kohës donin ta bënin këtë biznes e të merrni këtë fitim” u shpreh gazetari, Ferdinand Dervishi.
Diveroli ishte dëshmitari i parë që përmendi emrin e Shkëlzen Berishës, por, jo i fundit që është tërhequr nga dëshmia. Teksa përgatitej kuadri ligjor, Shkëlzen Berisha ishte shfaqur si i interesuar për fabrikën e Gërdecit. Ministri i Drejtësisë së kohës Aldo Bumçi i dërgonte një faks Ministrisë së Mbrojtjes ku jepte dakordësinë për punishten. Me shkrim dore, në krye të faqes shkruhej “për Zotin Shkëlzen Berisha”.

“Gjetja madje e një shkrese që vinte nga Ministria Drejtësisë te Mbrojtja që shkruhej për Shkëlzenin, pra supozohet kryeministrin e kohës, aty kishte perosnazhe të interesuar që nga ky demontim të përfitonin” u shpreh gazetari, Ferdinand Dervishi.

Sekretarja e Bumçit Anjola Agolli deklaroi në prokurori se shënimi ishte bërë nga dora e Bumçit. Madje, ministri e kishte pritur 2 herë Shkëlzenin në zyrë. Më pas, ajo u tërhoq nga dëshmia. Agolli u bë e dyta dëshmitare që përmend emrin e Shkëlzenit dhe tërhiqet.

Pas shpërthimit në Gërdec, shefi i shtabit Luan Hoxha ka mbajtur një takim me ambasadorin Xhon Uithers, zbuluar përmes kabllogramit të datës 20 Qershor 2008, që më pas rrodhi nga Uikiliks.

Ai i ka thënë ambasadorit se djali i kryeministrit i kishte bërë presion të procedonte pa vonesa me municionet. I pyetur nëse kishte informuar prokurorinë, Hoxha ishte përgjigjur se kishte depozituar cdo provë, përjashtuar informacionet për Shkëlzen Berishën.

Çuditërisht, edhe Luan Hoxha u tërhoq nga ato që kishte biseduar me ambasadorin. Ai ka deklaruar se nuk e ka përmendur fare emrin e Shkëlzenit. Pas kësaj, Luan Hoxha u largua në Amerikë ku i dhanë azil politik. Shkëlzen Berisha nuk u thirr kurrë në prokurori pavarësisht se emri i tij ishte lakuar disa herë. Madje, ditën e shpërthimit në Gërdec ai ishte ndër njerëzit e parë që u telefonua nga Delijorgji./Top Story

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Bujar Lako – ”Mujo Bermema” dhe Sulejman Pitarka – ”Zheleznovi”, dy të pavdekshëm edhe si ushtarak karriere (komandanti shqiptar dhe ai sovjetik i bazës së Pashalimanit në filmin ”Ballë për ballë”

Bujar Lako – ”Mujo Bermema” dhe Sulejman Pitarka – ”Zheleznovi”, dy të pavdekshëm edhe si ushtarak karriere (komandanti shqiptar dhe ai sovjetik i bazës së Pashalimanit në filmin ”Ballë për ballë”

09/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In