• Kontakt
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tosi Lubonja flet për vete dhe shokët e tij: Rama s’pyet për ne “plehrat e delet”! Ai do pushtet të përjetshëm si Enveri, s’pyet për ndërkombëtarët

15/07/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Tosi Lubonja flet për vete dhe shokët e tij: Rama s’pyet për ne “plehrat  e  delet”! Ai do pushtet të përjetshëm si Enveri, s’pyet për ndërkombëtarët
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fatos Lubonja ka bërë një analizë te Panorama, për propozimet e fundit të opozitës parlamentare, për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Lubonja ia vesh Ramës këtë kërkesë dhe thotë se ai kërkon pushtet të përjetshëm si Enver Hoxha.

Sipas tij, tashmë Rama për të realizuar qëllimin e vet, nuk pyet më as ndërkombëtarët.

“Në pikën ku kemi arritur duke ecur mbi dërrasat e shumta të kalbura të Ramës, vendimi i tij për të mos lejuar koalicione si manovër për të mos ia lëshuar me asnjë çmim qeverinë opozitës, vjen si pasojë e një procesi ku pushteti i krimit nuk mund të pranojë mundësinë e një qeverie tjetër, të ngritur nga një opozitë që ka denoncuar simbiozën e krimit me politikën, me Policinë e Shtetit, pastrimin prej tij të parave të pista nëpërmjet lejeve të ndërtimit apo koncesioneve, kanabizimin e vendit etj., etj.

Ne e kemi parë se sa ka vuajtur Rama për t’i përgënjeshtruar këto, se sa të madhe e ka pasur dhe e ka vullnetin që zhduk fare nga skena të gjithë “kazanët”, “plehrat”, “shpifësit” e “delet” që i thonë këto gjëra, deri edhe t’u bërtasë ndërkombëtarëve “gënjeshtra!”, “gënjeshtra!” kur ia kanë përmendur.

Kjo që po bën është përpjekja për realizimin përfundimtar të këtij vullneti. Mirëpo, duke pasur parasysh kontekstin europian ku vepron, nuk mund t’ia lejojë vetes ndryshimin deri në atë pikë të Kushtetutës, sa të shpallë Rilindjen si partinë e vetme udhëheqëse të jetës politike të vendit. “De facto” ai këtë synon, por “de jure” kërkon ta arrijë këtë nëpërmjet një ndryshimi kushtetues që i mundëson të fitojë përsëri. Hapi tjetër vjen më vonë.

“Kjo do ta vendoste Parlamentin Shqiptar dhe shumicën qeverisëse, përfshirë Kryeministrin, kundër vendimit të të gjithë krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së dhe do të vinte në veçanti në pikëpyetje perspektivën e Shqipërisë në BE”, deklaroi zv.kryetari i Grupit të CDU-CSU, Wadephul, “Populli shqiptar nuk e meriton këtë”.

Duket se edhe Wadephul mendon që thënia “Populli ka qeverinë që meriton” nuk është ashtu dhe aq e vërtetë, përderisa ne durojmë ende këtë qeveri. Duke e konsideruar aktin e Ramës si “kundër” BE-së, ai paralajmëron braktisjen e mbështetjes europiane ndaj qeverisë Rama, duke na vënë kështu përpara pikëpyetjes:

A është më e vërtetë thënia se populli shqiptar ka qeverinë që mbështesin ndërkombëtarët, apo se ka qeverinë që i imponon (edhe ndërkombëtarëve) sistemi kriminal i pushtetit, që ndihet më i sigurt kur ecën mbi dërrasa të kalbura?”, shkruan Lubonja.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

U mbushën 11 vjet që është ndarë nga jeta aktori gjirokastrit  mjeshtri  Aristotel Stefani.

U mbushën 11 vjet që është ndarë nga jeta aktori gjirokastrit mjeshtri Aristotel Stefani.

14/01/2026
12 vite nga ndarja e “Shqiponjës” së skenës shqiptare “Nderi i Kombit” Rexhep Çeliku

12 vite nga ndarja e “Shqiponjës” së skenës shqiptare “Nderi i Kombit” Rexhep Çeliku

14/01/2026
Shkodrani Gjon Karma, aktori i madh i roleve të vogla, krijuesi i arkivit të Teatrit Kombëtar…sot ka ditëlindjen

Në kujtim të Gjon Karmës, aktorit të madh shkodran i pa arritshëm si mjeshtër në rolet e karaktereve

14/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In