• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tirja, çertifikata e rreme antikorrupsion e opozitës

21/02/2021
in Aktualitet, Blog
A A
Tirja, çertifikata e rreme antikorrupsion e opozitës
2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Akil Ylli

Fenomeni i korrupsionint, eshte nje semundje, qe pak, a shume, e vuajne te gjitha shoqerite. Perhapja e saj ne nje shoqeri te caktuar, varet nga sasia e antikorpeve, qe ka fituar nepermjet vaksines se emancipimit.

Neqoftese e marrim si te mirqene emancipimin, si injeksonin i shendoshe per shoqerin, kuptohet, qe kur bie fjala per vendin tone, kemi pak çfare te tregojme. Pergjate historise sone, nuk eshte impenjuar askush, ta stimuloje kete lloj terapie. Ata qe gjenden mes nesh imune, ndaj korrupsionit, jane produkt bio. Kane lindur te tille. E kane dinjitetin, ne gen!

Edhe nje here, qe na rastisi te perjetojme per disa dekada, pa fenomenin e korrupsionit, nuk e patem fatin ta shijojme, si nje zhvillim i natyrshem, por si nje imponim i dhunshem ideologjik, i lidershipit te at’hershem komunist. Dhe dihet si shkojne punet, kur dajaku s’del prej xhenetit. Ma shume ban sherr!

Dhe ja ku jemi sot. Nje shoqeri para moderne, amalgame vesesh, te cilat jane ulur kamkryq, ne sofren e Moralit. Bile, fatkeqsisht, i gjejme te organizuara, ne gjithfare formatit. Ne ate politik, shoqatash, fondacionesh, me Dreqin e t’birin.

Ajo ç’ka eshte me e keqja, kjo soj faret, ka uzurpuar sektorin mediatik, dhe nga mengjezi deri ne darke, prokupimi i vetem qe kane, eshte te perhapin opium social, ne eter. Per te realizuar kete qellim diabolik, paguajne profumatikisht, nje taborr opiumonistesh profesioniste e jo; turli rufjanit politik, dhe çfaredo vullnetarit, qe eshte i gatshem te hedhe tym mjaftushem, aq sa nevojitet, per ta fshehur ujkun. E verteta ju duket, si temjan!

E pame te gjithe, se çfare ngjau me Tiren. Gadi sa se shqyen. Dhe mire ja bene! Pastaj e transferuan ate, si produkt i qeverisjes. Prap mire bene! Qeveria duhet te mbaje pergjegjsi, per çdo punonjes te saj, pamvaresisht nese eshte e implikuar, apo jo. Deri ktu, gjthçka per bukuri. S’ka ku shkon me mire! Ba mos me i njoft kush autoret e ktij “linçimi”, kishte me firmos me knaqsin ma t’madhe, peticionin, per me ju dhane çertifikaten e antikorrupsionit.

Por entuzjazmi, nuk do tu zgjaste me shume se dy, tri jave. Nenshkruesit e peticionit, do ta mallkonin veten kushedi sa here, kur do te shihnin, reagimin e te sapo dekoruarve taze, ndaj nje te korruptuari tjeter, biçim Adhamudhit, e jo si puna e Tires, qe me ate fetyre qe kishte, me siguri duhet ta kishte marre diplomen, ne nje nga ato kioskat universitare, me emra te çuditshem kinkalerish e dyqane te mbathurash, “Kristal”, “Vitrina”, qe Shqup-asit me reformen e tyre, na i lane pas, si varreza monumentale te arsimit.

Jo, re! Kesaj here, behej fjale per njerin prej tyre, me spaleta sa i madhi gazep. Nje qe z’dinte ku i linte miljonat. Ca i harronte ne zyre, ca neper shtepi, e Zoti e di, se ku tjeter!

Do t’ju binte pika peticionisteve, kur do t’shihnin, se si te sapo medaljuarit, do lubrifikonin me shpejtesi, ingranazhet e mekanizmit mediatik, per tu hedhur ne mbrojtje te te korruptuarit deri ne fyt.

Te prataksur, do t’beheshin deshmitar, se si paladinet e ndershmeris, do t’ju turreshin shkrimeve e ekraneve, per te bere avukatin e Djallit. Ca thu tina mer? Aj ò i korruptum, pej hallit! Aj i ko hallall, ato qinra miljon! Faji ò i qeveris ene taksapagusve shqiptare, qe i kon hi n’hak, tuj e pagujt at fare zotnie, me i rroge muti, i miljon lek t’qelbta!

Qyqart, te shastitur prej ketij presioni, me siguri do t’kishin peshperitur me ngadale, duke pare sa djathtas e sa majtas: Por ky fare profesionistit, pse ka shku dam kot, duke punu ne spitalet publike? Si dreqin si paska braktis ato, dhe s’ka shku me u rehatu, ne ato private? Ndersa, po te gjendeshin aty prane, te tjere hala esell, do t’ju pergjigjeshin aty, per aty: Po pse, a ashte i marre ai, à!? Si hajn klasit qe e ka fal Shejtani, ai s’ka pase si me hupe rastin, qe i jep mundesi me vjedh n’kater anet. Rroge shtetit po; rroge te privatit; rryshfet te spitali shtetnor po; rryshfet edhe te privati, ooohohooojaaa, jete a je mà! T’lumshin kater kraht!

Perfyteroni mandej, sikur ketyre te gjorve, dikush tu a spjegonte gjere e gjate, se keta qe po i bejne gjemen Tires, jane bartesit te nje historiku te tmerrshem makuterie korruptive, pergjate gjithe periudhes se tranziconit.

Imagjinoni, kur ata te mesonin, se si ja ka nzjerre uji e zi Shqipnis, Qoftlargu me shpuren e tij, sa here ka marre freret e pushtetit, por dhe kur kane qene ne opozit. Kushedi, si do te çaplonin syte te shkretet, kur tu vinin para dosjet e Qoftlargut, ku pershkruhet venia e shtetit komplet, ne sherbim te “Familjes”, per te grabitur pasurite e shqiptarve, nga jugu ne veri, dhe pastaj me tej te degjonin, si vrau, pergjaku e dhunoj qytetaret, per ti mbrojtur ato krime.

Mendoni, si do lebetiteshin, kur t’ju rrefenin, si seleksionuan turli halabak rrugesh, dhe mbushen zyrat e shtetit me ta. Ata me te shquarit mes tyre, i vendosen si komisare policie, kurse ata me te shquarit fare, i shtreguan ti fusin nje kurs gjashte mujoresh te Plepat, me qellim qe ti aftesonin, per te rindertuar nga themelet, drejtesin e re demonkratike.

Gjynahqaret! Do tu mjaftonte dhe nje tjeter rrefenje llahtarisese e tille, dhe do t’ishin plotesisht te afte, te perballonin me sukses edhe Ferrin e vertete!

Tashti, ma merr mendja, qe edhe ju do te jeni ne nje mendje me mua, qe ketu ti veme kapak ketij muhabeti. Jo me qellim per tu treguar te kursyer, ndaj pasardhesve te jeniçerve e bazhibuzukve, por per hire te ketyre naiveve, qe i degjuan per here te pare, fill pas rastit Tirja.

Po tu rrefejme ketyre te shkretve, qe partia-bande, bashke me husaret aleate, ka dale perpara shqiptarve, dhe pa piken e zorit ju bejne thirrrje, qe ata te ja japin perseri pushtetin, duke ju premtuar, qe do ta çkulin na rrenjet korrupsionin, dhe do ta bejne vendin, tapet me Lule, at’here kam pershtypjen, qe rrezikojme jo pak, te behemi pa dashur mekatare, ngaqe do t’vinim ne pikpyetje te madhe, mbijetesen e tyre. Qoft larg, edhe kjo kolpo ju duhet…!

Share277Tweet173


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

E madhja Rajmonda Bulku feston 67-vjetorin e lindjes

E madhja Rajmonda Bulku feston 67-vjetorin e lindjes

16/08/2025
Sot urojmë në ditën e lindjes dhe aktorin e regjisorin e njohur vlonjat Kristaq Skrami.

Sot urojmë në ditën e lindjes dhe aktorin e regjisorin e njohur vlonjat Kristaq Skrami.

16/08/2025
“Kishin foto bashkë”, gruaja e Bujar Asqeriut tregon xhelozinë për Eva Alikajn: I kujtova burrit se kishim dy fëmijë

Bujar Asqeriu një nga figurat më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar festoi 69-vjetorin

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In