• Kontakt
Wednesday, August 6, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Histori

Tirana në sytë udhëpërshkruesve europianë

20/08/2021
in Histori
A A
Tirana në sytë udhëpërshkruesve europianë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 1850 qytetin e Tiranës e vizitoi piktori anglez Eduart Lir, i cili vizitoi edhe disa qytete të tjera shqiptare si Shkodrën, Durrësin, Beratin, Vlorën, Himarën, Gjirokastrën etj.

Ai i kushtoi Tiranës një gravurë, e cila riprodhon Xhaminë e Vjetër, selvitë anash saj dhe banorët në një ditë pazari. Por ajo që është akoma dhe më e rëndësishme për ne, është libri i udhëtimeve të Eduart Lir. Në përshkrimin që ky peisazhist i njohur i bën qytetit, mund të përfytyrojmë sesi ishte Tiranë në mesin e shek.XIX-të.

Sipas tij, “…linjat e valëzuara të ullishteve, shkurret e errëta dhe selvitë me majë, dalluan Tiranën, shtrirë në një luginë të rrafshët, si zakonisht pajisur me minare të bardha, të cilat ndriçojnë që lart, mes degëve të drurëve, me magjinë e zakontë gënjyese të këtyre qyteteve.

Sa iu afrova periferisë, më ranë në sy dy tri xhami, të stolisura fort, bukur, me ngjyra të shkëlqyeshme e forma elegante që, së largu, përbënin tërheqjen më të madhe nga çdo ndërtim publik që kisha parë në këto vende”. Një përshtypje akoma dhe më të madhe piktorit anglez i kishte bërë edhe pjesa jasht qytetit. “Periferia e Tiranës,-vijon ai,-është e mrekullueshme. Sa del nga qyteti, kënaqesh nga skenat e hijshme të qetësisë, midis fushave të shkëlqyera e rrëkeve të kulluara”.

Në vitin 1853 qytetin e Tiranës do ta vizitoi diplomati dhe albanologu austriak G.Han, i cili ndryshe sa priste gjeti një qytet të magjishëm. “…Tirana dhe fusha e saj, më bënë një përshtypje shumë të këndshme…arat, kopshtet, bimët janë të punuara me kujdes. Ai që më tërhoqi më shumë ishte qyteti, të cilin prisja ta gjeja një çerdhe të errët e të ndyrë, kurse e gjeta të pastër, të bukur e të shtrirë në një fushë plot ujra, me kopshte e fruta…xhamitë…të pikturuara me shumë ngjyra e të rrethuara me qiparisa, kulla e bukur e sahatit, në stilin rokoko…krijojnë panorama kaq origjinale që s`i kam parë në asnjë vend”.

Po në të njëjtin vit, konsulli i Francës në Shkodër, Hekardi, në librin e tij mbi Shqipërinë e Epërme do të shkruaj me nota shumë impresionuese. “Kur vjen prej Shkodre,-thekson ai,-hyrja e qytetit është shumë e bukur: në të djathtë e në të majtë janë dy xhami të lezetshme e të mbushura me dekore të shkëlqyer, pak më tutje një kullë katërkëndësh, në të cilën është vendosur sahati i qytetit. Rrugët janë të gjera”.

Një tjetër konsull francez në Shkodër, Degrand, në librin “Kujtimet e Shqipërisë së Epërme” botuar në Paris në vitin 1901 shkruan se “Hyrja e Tiranës është e lezetshme. Shtëpitë e saj, dhe drurët e bukur të kopshteve të mëdha, të lënë përshtypjen më të këndshme. Asnjë nga qytetet që kam parë, nuk paraqet një karakter aq interesant”. Sipas tij, Tirana ishte qyteti ku vendasi gjen atë që kërkon: ujin, lulet, frutat, një klimë të këndshme…

Ndërsa konsulli austro-hungarez i Shkodrës, albanologu Teodor Ippen shkruante se Tirana me kopshtet e sheshet e mëdha, rrugët e gjera, bënin një përshtypje tërheqëse. Kjo theksohet dhe në librin e gazetarit italian të botuar në vitin 1914, Italo Sulioti. Tirana, sipas tij, ishte ndofta qyteti më i paraqitshëm i Shqipërisë, pa diskutim më i bukuri.

Por cilat do të jenë impresionet e vizitorëve të huaj për Tiranën e pas viteve 1944? Po për kaosin urban të pas viteve 90? Kur dihet se arkitektura pasqyron deri diku gjendjen mendore dhe shpirtërore të një populli dhe identitetin e tij etno-kulturorë! /Nga Hasan Bello

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ku vdes aktori bota qan! Batutat e fundit të Koço Devoles: Ironia me vdekjen, Nishanin dhe humori me poturet e Ramës

Ku vdes aktori bota qan! Batutat e fundit të Koço Devoles: Ironia me vdekjen, Nishanin dhe humori me poturet e Ramës

05/08/2025
Stavri Shkurti, inxhinieri që u ngjit në panteonin e artit skenik shqiptar, monologu i një ylli që nuk shuhet

Stavri Shkurti, inxhinieri që u ngjit në panteonin e artit skenik shqiptar, monologu i një ylli që nuk shuhet

05/08/2025
Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

04/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In