• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Thirrje për vaksinim teksa varianti Delta po përhapet në mbarë botën

19/06/2021
in Aktualitet, Sociale
A A
OBSH i jep dritën jeshile vaksinës Sinovac e përdorur në Shqipëri: E sigurt, efektive, parandalon 100% shtrimet dhe me cilësi të garantuar
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u ka bërë thirrje amerikanëve që të vaksinohen kundër koronavirusit, teksa i është bashkëngjitur thirrjeve të liderëve të tjerë për kujdes, pasi varianti Delta është përhapur në gjithë botën.

Varianti Delta, që fillimisht është detektuar në Indi, është bërë varianti dominues në botë i koronavirusit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë më 18 qershor.

Po ashtu, ky variant, që është më i transmetueshëm, pritet të bëhet dominant edhe në SHBA, tha drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky.

Walensky tha se amerikanët që vaksinohen “do të jenë të mbrojtur nga varianti Delta”.

Biden u bëri thirrje amerikanëve të vaksinohen, teksa njoftoi se 300 milionë doza kundër COVID-19 tashmë janë administruar gjatë 150 ditëve, që prej se ai mori detyrën e presidentit.

Rreth 172.4 milionë persona apo 51.9 për qind e popullsisë së SHBA-së, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Rreth 141.6 milionë persona apo 42.6 për qind e popullsisë, tashmë janë të vaksinuar plotësisht. Por, ritmi i vaksinimit në SHBA ka rënë ditëve të fundit, duke kërcënuar përparimin e arritur në vaksinim.

Ndërkaq, Britania ka raportuar për rritje të infektimeve për shkak të variantit Delta, duke detyruar qeverinë që të shtyjë vendimin për relaksimin e masave kundër koronavirusit, pavarësisht se në këtë vend janë vaksinuar një numër i madh i qytetarëve. Britania po ashtu ka kufizime për udhëtimet nga Portugalia për shkak të rritjes së rasteve me variantin Delta.

Në Bashkimin Evropian, shtetet kanë administruar të paktën një dozë të vaksinës për pothuajse gjysmën e popullsisë së bllokut.

Liderët e Gjermanisë dhe Francës u bën thirrje shteteve të BE-së që të jenë më viligjente ndaj variantit Delta, që kërcënon përparimin që këto shtete kanë shënuar ndaj pandemisë, që u ka lejuar atyre që të heqin gradualisht kufizimet.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In