• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Thirrje “piskam” e Dom Gjergj Metës: Ju lutem mos ikni më nga Shqipëria! Këtu jemi dikushi e diku tjetër nuk jemi askushi

15/02/2020
in Blog
A A
Thirrje “piskam” e Dom Gjergj Metës: Ju lutem mos ikni më nga Shqipëria! Këtu jemi dikushi e diku tjetër nuk jemi askushi
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, iu ka bërë një thirrje të fortë të rinjve shqiptarë, në ditën e “Shën Valentinit”, që të mos braktisin vendin e tyre.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Dom Gjergj Meta iu kërkon me përulje të gjithë shqiptarëve të mos largohen nga Shqipëria, të mos i lënë tokat djerrë e bjeshkët shkret.

Nga Dom Gjergj Meta

Ju lutem mos ikni! Ju lutemi ejani!

E di se dikujt nuk i pëlqen të dëgjojë përsëri nga goja ime fjalët që do them. Mund t’i duken të mërzitshme e bajate.

Por dua t’ju them nga thellësia e zemrës:

Mos ikni më nga Shqipëria! Ju lutem mos ikni! Mos t’i lejmë djerr tokat e shkret bjeshkët. Mos t’i lemë shtëpitë e pabanuara e qytetet fantazma. Mos të çrrënjosemi se nuk kemi ku ngulim rrënjë më. Këtu jemi dikushi e diku tjetër nuk jemi askushi. Në fund të fundit mos ta flakim tej historinë e familjeve e fiseve tona.

Edhe atyre që janë jashtë u them: ejani! Do të ndryshojnë gjërat po qemë bashkë të gjithë. Ne mund t’i ndryshojmë gjërat. Kthehuni e t’i banojmë edhe një herë fshatrat e qytezat tona. Keni punuar e po punoni. Ndër vite keni ndërtuar shtëpi këtu e tani i keni lënë bosh me ndonjë të moshuar brenda, por që nuk do të jetojë shumë. Kemi përgjegjësi për këtë vend e jo vetëm për vete e për familjet tona. Sa trishtim janë fshatrat tonë, lagjet e qytezat tona kur sheh se janë zbrazur apo me njerëz që duan të ikin.

Ta bëjmë Shqipërinë t’i gëzohet pranisë tonë si nëna fëmijëve të saj.

Uroj më të mirat për ju të gjithë e i lutem Zotit për familjet tuaja! E shpresoj se do të tingëllojë sadopak në zemrat tuaja kjo fjalë.

Mbrëmje të bukur!

Share210Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In