• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Teodor Blushi, shembulli si një gazetar merret p.eng nga m.afia presidenciale

05/10/2020
in Aktualitet, Blog
A A
Teodor Blushi, shembulli si një gazetar merret p.eng nga m.afia presidenciale
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Teodor Blushi, është rasti më tipik, se si një njeri në një vend si ky yni, mund të merret p.eng për “bukën e gojës”.

Me siguri, në vitet në vijim, emri i tij do të jetë një nga shembujt për studentët e gazetarisë, se si keqpërdoret një zëdhënës, të cilit i vendosin emrin në deklaratat e shpërndara për hall të presidentit, ku ka veç sulme, fyerje dhe sh.antazhe.

Deri më sot, rasti i tij është i paprecedent, se si një zëdhënës mund të përdoret si zagar s.ulmues për të kafshuar të gjithë ata që kritikojnë presidentin.

S’ka asnjë rast në Shqipëri apo kudo, që zëdhënësi të përdoret në këtë mënyrë. I ardhur në Tiranë nga Korçë 15 vite e kusur më parë, Teodor Blushi studio për gazetari.

Pas përfundimit të studimeve, filloi punë si gazetar nën hijen e Blushëve të famshëm dhe gjatë gjithë karrierës së tij, që tashmë ka marrë fund, do të mbahet mend vetëm për intervistat që i merrte Myslim Pashajt, pas denoncimit të këtij të fundit për faljen e detit Greqisë nga ana e Berishës, Bashës e Metës.

Dy vjet më parë, Blushi mbeti pa punë, pasi e pushuan atje ku ishte, për paaftësi. Dhe të mbetesh pa punë në Shqipëri, kur jeton vetëm me rrogë, është një dramë e madhe.

Në mënyrë të papritur, atë e merr Ilir Meta si zëdhënës të vet, që si zakonisht, shfaqet si babaxhan dhe iu jep një dorë njerëzve që kanë hall.

Por, jo pa qëllim, pasi Ilir Meta sa i mirë është me njerëzit që ka pranë, aq i pamëshirshëm është me përdorimin e tyre. Pikërisht kjo gjë ndodhi me Blushin.

Ilir Meta ndodhej në një moment të vështirë për të, pasi kishte nisur një luftë të ashpër kundër ambasadorëve të Perëndimit në Shqipëri, për shkak të reformës në drejtësi. Dhe Blushi i duhej, për t’i vënë emrin e tij, një fushate shantazhesh ndaj ambasadorëve.

Kujtojmë këtu rastin e sh.antazhit ndaj ambasadorit të BE-së, të cilit, Blushi shkruante ne FB-në e tij duhet theksuar se gjithë s.ulmet, akuzat dhe sh.antazhet ndaj armiqve të Metës, publikohen pikërisht në faqen personale të blushit në FB, pra si s.ulme personale të tij, jo të Metës- se do t’i nxirrnin një video i.ntime.

Blushi publikoi lajmin sh.antazhues, ndërsa mediat pranë LSI-së pastaj vijuan lojën, duke nxjerrë dhe emrin e një zv. ministreje, të cilën aludonin se e kishin kapur me ambasadorin e BE-së.

Meta natyrisht u distancua nga ky sh.antazh m.afioz, duke pretenduar se Blushi e kishte bërë atë postim me kokë të vet. Gjë që natyrisht nuk ishte e vërtetë.

Sulmet e Blushit, kuptohet të Metës, por me emrin e Blushit, vijuan për një kohë të gjatë, dhe tashmë ai konsiderohet si “qeni zagar” i Metës, që “kafshon” këdo me të cilin Meta zemërohet.

Tani kushdo mund të pyesë si mund të arrijë një njeri të keqpërdoret në këtë mënyrë? Në fakt, Teodor Blushi nuk ka asnjë faj.

Ai i shkreti është v.iktimë e m.afies presidenciale, që e gjeti në një moment të vështirë dhe e bëri skllav të Ilir Metës, që do t’i shërbejë atij gjithë jetën, pasi me sulmet ndaj çdo njeriu të mundshëm që ka bërë gjatë këtyre dy viteve, ia ka mbyllur vetes portat e karrierës dhe një pune tjetër.

Meta natyrisht që do e ketë shpërblyer mirë, por a ia vlen ky çmim për të humbur çdo vlerë njerëzore dhe të denigrohesh në këtë farë mënyre?!

Kushedi ç’mendon Blushi, por tashmë për të nuk ka zgjidhje tjetër. Ai është një njeri i marrë p.eng, që nuk mendon dhe vepron dot me kokë të vet. Thjesht i ka mbetur emri, që ia përdorin kur dhe si të duan./Tema

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

23/07/2025
“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In