• Kontakt
Tuesday, September 2, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tenton të arratiset nga paraburgimi Arbër Çekaj! Drejtoria e Burgjeve sqaron ngjarjen: Nga tentativa për prerjen e damarëve, tek goditja e policit! Ja çfarë ndodhi tek 313-ta dhe pasojat mbi “aveturierët”

08/08/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
Tenton të arratiset nga paraburgimi Arbër Çekaj!  Drejtoria e Burgjeve sqaron ngjarjen: Nga tentativa për prerjen e damarëve, tek goditja e policit! Ja çfarë ndodhi tek 313-ta dhe pasojat mbi “aveturierët”
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka përcjellë detaje lidhur me ngjarjen e sotme tek burgu 313-të ku shtetasit Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentuan arratisjen.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe tejet profesionale nga ana e Policisë së Burgjeve, tentativa e tyre rezultoi thjesht një aventurë e cila pritet të ketë kosto të larta për ta.

Iniciativa e dështuar pritet të pasohet me futjen e tyre në regjimin e posaçëm si dhe shtimin e veprave penale.

“Për të tre të paraburgosurit po përgatiten kallzimet penale për kryerjen e veprave penale, të tentativës për arratisje “largim nga vendi I vuajtjes së dënimit” si dhe goditje për shkak të detyrës.

Është urdhëruar në të njëjtën kohë rivlerësimi I kushteve të sigurisë në tërësi të institucionit 313 si dhe marrjen e masave administrative për rritjen e gadishmërisë në të gjitha institucionet penitenciare”, nënvizon Dretoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Njoftimi i plotë

Sot rreth orës 15.15 në IEVP Jordan Misja, Tiranë, forcat policore të burgjeve kanë parandaluar një tentativë për arratisje të dy të paraburgosurve që ndodhen në këtë institucion, Arbër Cekaj dhe Fatmir Pjetri.

Nga verifikimi paraprak I kryer nga DPB dhe SHKBB, rezulton se dy të paraburgosurit e kanë organizuar tentativën për arratisje në bashkëpunim me njëri tjetrin. Dyshohet që tentativës para arratisjes I ka paraprirë një incident I kryer nga një I paraburgosur tjetër I cili ka tentuar të presë damarët e dorës, duke tërhequr kështu vëmëndjen e forcave të sigurisë të cilat po merrnin masa për ta shoqëruar në spital për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor.

Të paraburgosurit kanë tentuar që të kryjenë arratisjen gjatë orarit të ajrimit, të cilët janë pikasur nga punonjësit e policisë së burgut 313, të cilët kanë marrë masat e duhura të menjëhershme për kapjen dhe neutralizimin e tyre.

Gjatë tentativës për të dalë dy të paraburgosurit kanë goditur dhe një prej policëve të burgut 313, I cili është dërguar për marrjen e ndihmës shëndetësore.

Situata në IEVP 313 është nën kontroll, ndërsa të tre të paraburgosurit janë vendosur në izolim duke qënë nën rregjimin e mbikqyrjes së vecantë sipas nenit 68 të ligjit “Për trajtimin dhe të drejtat e të burgosurve”.

Në lidhje me ngjarjen grupi hetimor nga SHKBB në bashkëpunim me Drejtorinë e përgjithshme të burgjeve po kryejnë hetimin e thelluar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kryerjen e veprimeve proceduriale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe autorëve të saj brenda dhe jashtë institucionit. Pas hetimit materialet do ti vihen në dispozicion prokurorisë.

Për të tre të paraburgosurit po përgatiten kallzimet penale për kryerjen e veprave penale, të tentativës për arratisje “largim nga vendi I vuajtjes së dënimit” si dhe goditje për shkak të detyrës.

Është urdhëruar në të njëjtën kohë rivlerësimi I kushteve të sigurisë në tërësi të institucionit 313 si dhe marrjen e masave administrative për rritjen e gadishmërisë në të gjitha institucionet penitenciare.

Share204Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Fotoja e rrallë/ Kur Margarita Xhepa ishte Sharon Stone-i shqiptar

Fotoja e rrallë/ Kur Margarita Xhepa ishte Sharon Stone-i shqiptar

02/09/2025
Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta regjisori i shquar Dhimitër Anagnosti

Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta regjisori i shquar Dhimitër Anagnosti

01/09/2025
Në ditëlindjen e saj të 66 -të  përsëri beqare! Rita Lati tregon pse nuk u martua kurrë pas divorcit

Në ditëlindjen e saj të 66 -të përsëri beqare! Rita Lati tregon pse nuk u martua kurrë pas divorcit

31/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In