• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tentativa për të rikthyer PD te skenarët rusë: Berisha merr zemër pas pushimit të hetimeve për aferën e CEZ! Kërkon tym e kaos për rrëzimin e Ramës

30/01/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Tentativa për të rikthyer PD te skenarët rusë: Berisha merr zemër pas pushimit të hetimeve për aferën e CEZ! Kërkon tym e kaos për rrëzimin e Ramës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha, pasi i shpëtoi SPAK, ka ndezur motorët për të shkaktuar sërish kaos e tension në vend. Pak ditë më parë gjykata pushoi hetimet për aferën me CEZ dhe kjo duket se i ka dhënë zemër liderit historik të së djathtës, i cili ka nisur lëvizjet për të çuar sërish opozitën drejt skenarëve rusë të dhunës dhe kaosit.

Teksa Lulzim Basha ka humbur, duke mos dalë në media dhe në asnjë takim me qytetarët, Berisha ka nisur të bëhet protagonist. Në harkun e një jave ka dalë në 3-4 intervista televizive dhe i ka përdorur këto intervista për t’i dërguar mesazhe të qarta liderit demokrat. Dje ai ka folur për televizionin “Ora”, ku e ka bërë dhe një herë të qartë se nuk ndahet dot nga skenarët rusë. Pas dështimit të një viti më parë për të djegur Kuvendin dhe Kryeministrinë, Berisha ka rinisur tentativat për të nisur revoltat kundër kryeministrit Rama. “Opozita dhe shqiptarët duhet të shpëtojnë këtë vend.

Opozita duhet të bëjë atë që bëri në Bolivi, në Armeni, në Bukuresht, në të gjitha këto vende ku e çliroi vendin dhe që asnjëri prej tyre nuk krahasohej me Edi Ramën. Një gjë ka, Edi Rama ia mbath i pari kur populli të ngrihet. Po ngrihet për shtetin ligjor, po ngrihet kundër krimit. Sot në burgje janë 5200 shqiptarë dhe jam i sigurt që kanë kryer vepra penale, po cili është morali?! Asnjëri prej tyre nuk është serial killer”, tha Berisha.

Më tej ai u shpreh se opozita duhet të qëndrojë pa fund në shesh, derisa Rama të largohet nga karrigia. Sipas tij, protestat duhet të shoqërohen me mosbindje civile. “Protestat paqësore, me një shkallë të mos bindjes civile, por paqësore padiskutim. Të gjitha këto që përmenda unë i kanë pasur paqësore. Mosbindja civile është mos ta lëshojnë sheshin. Çdo ditë që shkon është e vonuar. Shqiptarët nuk duhet ti marrë dëshpërimi përpara. Edi Rama është armik i egër, unë e kam thënë me kohë këtë, por tani që hoqi maskën dhe doli një tradhtar, kreu aktin e tradhtisë së lartë ndaj Kosovës, po ai është një armik po kaq i egër ndaj qenies shqiptare. Po bën spastrimin etnik të Shqipërisë. Për ata që lexojnë po zbaton pikë për pikë platformën e Vaso Çubrilovicit ndaj shqiptarëve. Shqiptarët nuk po ikin se janë njerëz pa ndjenja atdhetare, po ikin vetëm e vetëm se një shpresëvrasës po u vret shpresën dhe po i poshtëron çdo ditë ata”, tha ai.

Pakti Rama-Basha

Në korridoret e politikës po flitet prej javësh se është arritur një pakt Rama-Basha. Fakti që opozita u ul në tryezën e dialogut tregon shumë. Por Berisha dje i ka dërguar një mesazh të qartë liderit demokrat, se nuk duhet të ketë asnjë marrëveshje të fshehtë me Ramën.

“Unë nuk kam asnjë të dhënë se ka një marrëveshje prapa shpine. Marrëveshja është kjo që shohin të gjithë për reformën zgjedhore, natyrisht duhet njohur, e ndërmjetësuar siç e kanë bërë të ditur vetë nga ambasadori i Britanisë së Madhe dhe i mbështetur nga ambasadorë të tjerë, por në mënyrë absolute thjesht një ndërmjetësim, duke bërë një shërbim të mirë reformën zgjedhore. Në dijeninë time nuk ka asnjë çështje tjetër përveç saj”, tha ai.

Më tej ai u tregua skeptik për tryezën e reformës zgjedhore. Edhe pse e vlerësoi, deklaroi se asgjë nuk garanton lirinë e votës, përveç largimit të Ramës. “Asnjë platformë, asnjë ligj për njeriun që thyen çdo nen të Kushtetutës në reformën e drejtësisë, ai është i aftë të thyejë çdo nen të çdo ligji për karrigen e tij. Që zgjedhjet në një vend të konsiderohen të barabarta, të drejta, kushti më themelor është që shteti të mos marrë pjesë në zgjedhje, por forcat politike. Këtë përcakton edhe karta e Kopenhagenit”, tha ai.

Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In