• Kontakt
Monday, July 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Të vetëshpallurit kandidatë për president?! Populli shqiptar që e di çfarë duhet të përfaqësojë një kryetar shteti vë duart në kokë

18/04/2022
in Aktualitet, Debat
A A
Të vetëshpallurit kandidatë për president?! Populli shqiptar që e di çfarë duhet të përfaqësojë një kryetar shteti vë duart në kokë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I ftuar në emisionin “Java në Dritare” ishte avokati Idajet Beqiri, i cili foli për presidentin e Republikës. Avokati u ndal tek mënyra si ka ndryshuar ky proces dhe çfarë cilësish duhet të ketë një kryetar shteti. Ai ndau mendimin e tij edhe për një sërë emrash që po diskutohen në media dhe rrjete sociale si dhe ndau gjithashtu emrat të cilët ai i mendonte si dinjitozë në këtë pozicion.

“Procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës duhet të fillonte më herët. Në aspektin që t’u jepet kohë shqiptarëve që të japin kontributin tyre sado të vogël në përzgjedhjen e tij. Deri para vitit 2008 presidenti kishte fuqi kushtetuese, madje mund të shpërndante parlamentin.

Por ndryshimet ne kodin zgjedhor pas vitit 2008 e shkatërruan këtë balancë. Fuqia e zgjedhjes kaloi nga populli tek kryetarët e dy partive kryesore. Maxhoranca i ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur presidentin. Problemi është çfarë presidenti do të zgjedhim. Tipi më i keq i presidentit që kemi pasur ka qenë Sali Berisha.

Rrëzoi gjithë institucionet e shtetit dhe bashkë me to edhe njerëzit që ishin aty. Personat që vendosi aty e shkatërruan drejtësinë e këtij vendi.

Ishte Rexhep Mejdani që e bëri njerëzore presidencën dhe për këtë kemi nevojë. Një president me ide evropiane, i qetë, i matur, njerëzor dhe human. Të njëjtat cilësi morëm edhe nga Alfred Moisiu. Të tjerët që pasuan e sidomos Ilir Meta janë turpi i një kryetari shteti. Kjo periudhë deri në korrik duhet të na shërbejë si një mënyrë për të zgjedhur një kryetar shteti dinjitoz.

I pyetur nëse kishte një emër në mendje që i plotësonte këto cilësi, ai tha se nuk kishte rëndësi edhe nëse del nga një forcë politike qoftë ajo edhe demokratike. Sipas avokatit rëndësi kishte të ishte një person që vendos interesin e vendit dhe shqiptarëve mbi atë personal dhe partiak. Ai u shpreh se ka emra plot në këtë vend që mund të jenë president e se edhe rrjetet sociale po ziejnë nga emrat.

-Sazan guri, Elena Kocaqi, Dritan Demiraj…

“Ja shikojeni vetë ku është katandisur situata. Jemi në një nivel që edhe për postin më të lartë siç është kryetari i shtetit katandiset për të kandiduar njerëz që as nuk duhet ta marrin vetë guximin. Por e marrin sepse shohin kryetarin aktual. Niveli ka rënë aq poshtë sa për çdo lloj vetëshpallje, po ta shohësh me vëmendje kush janë të vetëshpallurit, populli shqiptar që e di çfarë duhet të përfaqësojë një kryetar shteti vë duart në kokë. Kjo e bën procesin qesharak”, u shpreh Beqiri.

Ai bëri dhe një apel për qytetarët të cilëve u kërkoi të tregohen të matur dhe intelektualët për të cilët tha se duhet të flasin pa drojë. Avokati u shpreh gjithashtu se në pozicionin e kryetarit të shtetit do të ishte më mirë të ishte një grua.

“Unë ju bëj një apel. E di që është e vështirë që të flasin intelektualët e këtij kombi, por duhet të mos kenë drojën të thonë mendimin e tyre. Po të ketë kandidatura si Pëllumb Xhufi, Ermelinda Meksi, Valentina Leskaj apo Etem Ruka ja vlen të diskutohet.

Pse jo dhe Artan Fuga, është akademik. Unë mendoj se ka ardhur koha që ky vend të ketë një presidente. Faktor uniteti dhe gjenetike ka më tepër tek një grua. Mirësia e gruas dhe fakti që sjell jetë dhe e mbron atë e bën një grua më protektive ndaj popullit të vet. Këtë radhë lufta dhe diskutimet le të bëhen për të pasur në krye të shtetit një presidente femër, u shpreh Beqiri.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In