• Kontakt
Thursday, September 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Të paktën, tani e ktheu në betejë me SHBA!

30/01/2022
in Blog
A A
Berisha rikthehet në Parlament, Muli e pret tërë adhurim dhe i hap derën (por i rrasin nga fundi)
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Brenda një jave ka së paku tre deklarata që përbëjnë qëndrime zyrtare të SHBA kundër Sali Berishës. Të tri qëndrimet theksojnë se një PD me Berishën në krye, nuk do ketë asnjë raport me SHBA dhe ritheksojnë vazhdimisht se Sali Berisha është nën sanksione të paamnistueshme dhe të përjetshme.

Edhe pse Sali Berisha u përpoq gjatë ta kthente këtë betejë në një betejë personale me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, për të krijuar idenë që është problem i vogël lokal dhe klientelist, Uashingtoni nuk e lejoi asnjëherë ambasadoren Kim të bënte replika personale me Sali Berishën por ju përgjigj vetë.

Sot ju përgjigj përsëri.

Pas kësaj duket se Sali Berisha e ka lënë mënjanë maskën që desh të përdorte në këtë betejë, duke bërë sikur kishte probleme me Lulzim Bashën dhe me ambasadoren Yuri Kim në Tiranë. Tani së paku çdo ditë ka filluar e i përgjigjet Uashingtonit, dhe u tregon atyre se si do triumfojë në betejën kundër tyre. Për këtë ka marrë lapsin e shkruan vetë tek portali i familjes së tij, duke u dhënë amerikanëve shembuj se si ata janë pajtuar me armiqtë e tyre në botë, që nga Afrika e Jugut deri në Indi.

Është shumë qesharake të shikosh një njeri aq të qartë për fatin e tij të zi, se si përpiqet të imitojë fatet e disa njerëzve të shquar në botë, që nuk kanë asnjë lidhje me historinë e tij, por as dhe me historinë e sanksioneve të SHBA ndaj tij.

Por kjo është ana banale e problemit. Ana serioze është që së paku Berisha tani është i angazhuar tu sqarojë çdo ditë demokratëve, se si ta mundë një ditë SHBA dhe do t’i sjellë ata në pushtet.

Pra oferta e Sali Berishës për të sjellë demokratët në pushtet, tani kalon në dy formula. Një herë të mundë SHBA pastaj të mundë dhe Edi Ramën me Lulzim Bashën.

Por siç po duket këto ditë nga angazhimet e tij në shtyp, tani për tani prioritet i luftës së tij është si të mundë SHBA.

Kjo është gjë e mirë, pasi për herë të parë në Shqipëri kemi një politikan që është në betejë reale me SHBA dhe po provon të testojë antiamerikanizmin në Shqipëri.

Edhe pse po e maskon atë me kauza të tjera, e rëndësishme është që e ka vendosur betejën me SHBA në plan të parë.

E vetmja gjë që nuk arrij të kuptoj, është pse një demokrat shqiptar për të ardhur në pushtet, duhet të bëjë dhe betejë me SHBA kur mund të vij në pushtet, duke votuar plot alternativa të tjera përveç Sali Berishës dhe Ilir Metës që nuk e kanë të nevojshme të mundin një herë SHBA, pastaj Edi Ramën. Dhe me siguri kjo pyetje ka filluar të turbullojë shumë demokratë dhe aleatë të PD.

Është kjo arsyeja që siç e shikoni, Sali Berisha është katandisur që i ikën dhe Voltana Ademi nga gara, apo që nuk pranon as Fatmir Mediu të jetë në koalicion, se nuk do të duket antiamerikan. Është kjo dhe arsyeja që ai nuk do arrijë kurrë të mund askënd, as SHBA as kundërshtarët, pa mundur veten dhe pa pranuar që është i ndëshkuar dhe nuk ka asnjë të ardhme në politikën shqiptare. E vetmja betejë e tij, mbetet ajo me drejtësinë.

Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Kujtojmë  82 vjetorin e lindjes të aktorit të heshtur dhe pabujë  Sulejman Dibra

Kujtojmë 82 vjetorin e lindjes të aktorit të heshtur dhe pabujë Sulejman Dibra

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In