• Kontakt
Wednesday, August 6, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sport

Të kesh fatin të punosh në shtëpinë e re të Cristiano Ronaldos, ja sa do të jetë paga për stafin!

16/11/2022
in Sport
A A
Të kesh fatin të punosh në shtëpinë e re të Cristiano Ronaldos, ja sa do të jetë paga për stafin!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, janë bërë pronarë të shtëpisë më të shtrenjtë në Portugali. 37-vjeçari u bë pronar i shtëpisë më të shtrenjtë në Portugali, gjë që mund të jetë një tregues se ai mund ta vazhdojë karrierën në vendin e tij.

Prona ndodhet në rrethinën e Cascais dhe vlera e saj llogaritet rreth 11 milionë euro. Megjithatë, pas rinovimit dhe punimeve të tjera, shpenzimet do të arrijnë deri në 21 milionë, sipas medias “Marca”.

Ronaldo thuhet se ka punësuar një staf për rezidencën e re ku secili prej punonjësve do të paguhet 5.490 euro në muaj, kjo sipas të përditshmes portugeze Correio da Manha. Shtëpia luksoze ka një kinema, dhomë lojrash, Spa dhe suita të mëdha, dhoma gjumi me pamje mahnitëse nga oqeani si dhe pishina të brendshme dhe të jashtme.

Sipërfaqja e vilës është 2.720 metra katrorë dhe përbëhet nga tri kate. Në proces ndërtimi janë lulishtja dhe një pishinë magjepsëse me një sipërfaqe prej 544 metrash katrorë. Mendohet se punimet do të përfundojnë në verën e vitit 2023.

Rikujtojmë, se së fundmi motra e Georgina Rodriguez, ka shprehur se ka jetuar pa asnjë ndihmë nga motra e saj. Patricia Rodriguez thotë se ajo ka jetuar për tre vjet pa një shtëpi fikse, ndërsa duhet të shikojë sesi Georgina shfaq jetën e saj luksoze në internet ndërsa ajo udhëton nëpër botë në krahun e ikonës së futbollit, duke qëndruar në shtëpitë e tij luksoze.

33-vjeçarja tha se marrëdhënia e saj me motrën modele, e cila ndan dy fëmijë me Ronaldon, ka qenë e vështirë, veçanërisht pas vdekjes së babait të tyre në vitin 2019. Dyshja e njohur disa muaj më parë humbën një fëmijë. Georgina ishte në pritje të dy binjakëve, por ishte në gjendje të lindte vetëm një nga foshnjat, vogëlushen ndërsa djali i tyre nuk mund t’ia dilte. Rodriguez ka pranuar se ky episod ka qenë periudha më e keqe e jetës së saj, madje ka pyetur veten se si mund të vazhdonte.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ku vdes aktori bota qan! Batutat e fundit të Koço Devoles: Ironia me vdekjen, Nishanin dhe humori me poturet e Ramës

Ku vdes aktori bota qan! Batutat e fundit të Koço Devoles: Ironia me vdekjen, Nishanin dhe humori me poturet e Ramës

05/08/2025
Stavri Shkurti, inxhinieri që u ngjit në panteonin e artit skenik shqiptar, monologu i një ylli që nuk shuhet

Stavri Shkurti, inxhinieri që u ngjit në panteonin e artit skenik shqiptar, monologu i një ylli që nuk shuhet

05/08/2025
Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

04/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In