• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Histori

“Të gjithë u pikëlluan”/ Rama kujton publicistin e njohur: Bëri shumë miq, por as armiqtë e smirëzinjtë s’i munguan. Mbesa dhe nipi i tij janë dy Heronj të Popullit

04/09/2020
in Histori
A A
“Të gjithë u pikëlluan”/ Rama kujton publicistin e njohur: Bëri shumë miq, por as armiqtë e smirëzinjtë s’i munguan. Mbesa dhe nipi i tij janë dy Heronj të Popullit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ditën e sotme përmes një homazhi ka kujtuar folkloristin dhe publicistin e njohur Sotir Kolea, në kuadër të 100-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare.

Iu shfaqën probleme me borxhin që u mori prindërve, KPK merr vendimin për gjyqtaren e njohur të Apelit, ja çfarë u vendos ditën e sotme
Rama ka kujtuar edhe kontributin e Koleas si drejtues i këtij institucioni.

MESAZHI I RAMËS
HOMAZH

SOTIR KOLEA, në këtë vit të kremtimit të 100 vjetorit të Bibliotekës Kombëtare, meriton kujtimin me përulje si një prej drejtuesve të saj më të palodhur.

Ai lindi në Berat më 4 shtator 1872. Historia, ku pati fatin të lërë një emër të nderuar nga të gjithë, nuk e njeh vetëm si drejtues i Bibliotekës Kombëtare në vitet më të vështira të formimit të saj. Pinjoll i një familjeje të dëgjuar tregtarësh të mençur dhe nëpunësish të devotshëm, që në Berat gëzonte emër dhe famë, Sotiri u ngjau babait, Kristos, xhaxhallarëve e gjyshërve, duke u dhënë i tëri pas asaj çka më shumë se gjithçka ishte vlerësuar në shtëpinë e tij prej kohësh: arsimit dhe kulturës.

Beratasi i mirëushqyer me edukatë e me dije, ai përfitoi nga rrjeti familjar dhe tregtar për të qenë urë lidhëse mes kolonive shqiptare anembanë Mesdheut. Prej natyre ishte i shtruar dhe përbashkues. E gjejmë kështu në të gjitha zanafillat e mëdha të Rilindjes: në krijimin e shoqërive patriotike në Egjipt, në debate ndërkombëtare ku promovon çështjen shqiptare, në financimin e një sërë nismash që u kurorëzuan me shpalljen e Pavarësisë. E gjejmë njësoj të përfshirë në shërbim të kombit në momente më pak ekzaltuese dhe shpresëdhënëse, duke botuar gazetën L’Albanie në Gjenevë në prag të Konferencës së Paqes me 1919, ku i bënte apel D’Annunzios e Nittit për ta parë Shqipërinë si partnere dhe jo si plaçkë lufte perandorake.

Bëri shumë miq, por si kudo e kurdoherë, as armiqtë e smirëzinjtë nuk munguan. Me një gëzim ekspresiv që rrallë e shfaqte, i dituri e i zjarrti Lumo Skëndo, i dërgonte më 20 dhjetor 1927 lajmin që më vonë do të merrte formën qeveritare urdhëruese:
“Jeni emnue drejtuer i Bibliotekës
Kombëtare. Nisuni!”.

Si drejtor mbajti nën sqetull bibliotekën dhe muzeun rishtar kombëtar. Shumëfishoi koleksionet duke dhënë madje nga biblioteka e tij personale, krijoi standard administrativ dhe menaxhues dhe plotësoi me dokumente dhe artefakte trashëgiminë e përbashkët kombëtare. La dorëshkrime historike dhe hulumtime leksikografike të rëndësishme.

Të gjithë u pikëlluan kur më 1945 ndërroi jetë në ermitazhin e tij në Elbasan, larg bubullimave të pasluftës, pasi të gjithë ishin të vetëdijshëm që kishin humbur një humanist dhe një shqiptar të madh.
*** në foto Sotiri mban në prehër mbesat e tij, njëra ndër të cilat është Heroina e Popullit, Margarita Tutulani, ndërsa djali është Heroi i Popullit, Kristaq Tutulani

#TëPAHARRUESHËM

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In