• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Të gjithë dolën atë ditë nga spitali, vetëm babai im jo!

06/05/2020
in Aktualitet, Sociale
A A
Të gjithë dolën atë ditë nga spitali, vetëm babai im jo!
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në momentin që konfirmohen dy rastet e para pozitive, Ndue vetëizolohet për të ruajtur të afërmit dhe miqtë e tij. Për Nduen simptomat kishin nisur më herët në fakt.

“Ai kishte 4 dit, 5 ditë që kishte temperaturë, por vetëm temperaturë dhe ethe, dhe çohej, lëvizte. Po e përballonte, nuk e dinim se ishte korona”, tregon Roland Marinaj, Djali i Ndue Marinajt.

Ndue ishte një njeri i shëndetshëm. Ai kuptoi se vuante nga diabeti pikërisht kur u shtrua në spital, pasi kurrë nuk kishte pasur shqetësime. Fillimisht, ai u trajtua në pavion dhe ishte në gjendje të stabilizuar.

Fatkeqësisht, gjendja e Ndues po përkeqësohej. Pas 3 ditësh në pavion, ai zhvendoset në reanimacion. Protokolli i sigurisë nuk u lejonte familjarëve asnjë kontakt, një vuajtje e madhe e kësaj sëmundje që e kanë kaluar atë që humbën betejën dhe njerëzit e tyre. Mundësia e vetme ishte përmes telefonit.

Në orët e para të mëngjesit duke gdhirë 24 Marsi, Ndue Marinaj pëson a.rrest kardiak. Përpjekjet e mjekëve nuk dhanë asnjë rezultat. Rolandi kujton i emocionuar bisedën e fundit me babanë, vetëm pak orë para se ai të ndahej nga j.eta.

“Pasi kaloi terapi intensive kemi folur shumë pak, kemi fol me doktorin. Një ditë para se të v.diste, ai vdiq në 3 e gjysëm të natës, një ditë para na mori në telefon, u kënaq, u kënaq se ishim të gjithë mirë, folëm pak… na pyeti, do dal tha… të gjithë dolën, vetëm ai s’doli”, tregon Roland Marinaj, djali i Ndues.

Një prej momenteve më të vështira për familjarët është përcjellja për në banesën e fundit. Ndue Marinaj ishte një biznesmen dhe një zyrtar mjaft i njohur që gëzonte respekt në shoqëri, por nuk mund ti bëheshin nderimet deri në fund sipas traditave.

Marinaj u nda nga j.eta pak para se të mbushte 49-vjeç. Ai la pas një emër suksesi në biznes dhe emër të mirë në shoqëri. Në Tiranë, ai njihej gjerësisht si Ndue i Rolandit, hotelit të njohur që mban emrin e djalit të madh të tij.

Edhe ky objekt, preket nga projekti i unazës së re, por djali i Ndue Marinajt, premton se do ta rijetësojë projektin e të atit. Ndue Marinaj ishte edhe një zyrtar i lartëmi administratës shtetërore. Së fundi, ai mbante detyrën e drejtorit Rajonal të Rezervave Shtetërore për zonën e Veriut të vendit.

Share233Tweet142


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In