• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Të gjithë ata që udhëhiqen nga motoja “pas meje qameti”

10/10/2021
in Blog
A A
Shqipëria e “vaksinuar” nga sëmundja e pazareve me Perëndimin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Piter Lukas, gazetari i njohur amerikan me origjinë shqiptare përshkruan një bisedë me Sali Berishën, në vitet 90, kur e ka pyetur për një pasardhës të mundshëm në PD dhe Berisha i ka kujtuar shprehjen “pas meje qameti…” në frëngjisht. Aksioni I tanishëm politik i Sali Berishës, është fiks finalizimi I kësaj mendësie.

Sali Berisha po përpiqet të fusë PD në një betejë pa krye, vetëm për të treguar që ose kjo parti do të bëjë çfarë do ai, ose të shkatërrohet.

Dhe e gjitha kjo për një arsye të vetme, sepse Lulzim Basha nuk i rezistoi presionit të SHBA kundër Berishës por e hodhi në rrugë.

Foltorja e tij po përpiqet të mobilizojë njerëzit e mërzitur me Lulzim Bashën, që deri para pak kohësh të nxirrnin sytë t’ua prekje Bashën, të cilët në fakt kanë të njëjtin mentalitet si Berisha dhe sot njësoj si Berisha udhëhiqen nga motoja “Pas meje qameti”.

Lulzim Basha nuk u bë i keq më 2021, as më 2017 as më 2013. Ashtu ka qenë. Kush nuk ka dashur ta shikojë, thjesht ka dashur t’i shërbejë pasi ka kuptuar se ka qenë i përzgjedhuri i Berishës. Të tjerët që e kanë kritikuar nuk kanë pasur gjë me Lulzim Bashën si person, por si një kukull e Sali Berishës. Tani që kjo arsye ka pushuar, ata nuk kanë problem me Lulzim Bashën por me përpjekjet e Berishës për të gjetur një kukull tjetër.

Po kaq qesharake është teza e tyre se gjithë ish-armiqtë e Bashës deri para pak kohe, tani janë mbështetës të tij dhe kjo është një arsye më shumë sipas tyre që Basha ka tradhtuar.

Basha nuk është një njeri I rëndësishëm në historinë e PD që të ketë armiq. PD ka kritikë të saj të ashpër ata që janë kryesisht njerëz që kanë qenë në PD dhe ata nuk kanë gjë me Bashën, por me Berishën. Prozhektorët e tyre nuk janë mbi Bashën, por mbi Berishën. Tani që dhe Berisha është njësoj armik si me Bashën dhe me ata, nuk do të thotë që këta janë aleatë të Bashës. Pasi kështu i bie që gjithë gazetaret e Zeni-tv, që kanë qene gjithë jeten Anti-PD dhe Anti-Berishë, sot që janë bere me Berishën, i ka çuar Sorosi.

Se ata për dreq kanë qene dhe zyrtare te Sorosit në Tirane. Bejtja për shembull, ka drejtuar per vite te tera qendrën e shtypit të Fondacionit Soros në Tiranë, tani drejton qendren e shtypit të fondacionit “Anti Soros” në Tiranë, që është fondacioni i pareve të pista të familjes Berisha. Kjo nuk tregon pozicionin e tij. Ky është një budallallëk ku të çon logjika e berishistëve. Ata janë aty për hallin e tyre, njësoj si këta që ka lënë Luli pa punë.

Problemi që ka PD është se nuk identifikon dot armiqtë e vërtet të saj, por kërkon të shpikë armiq, për të justifikuar betejat personale të Berishës.

Armiku më i madh i së ardhmes së Partisë Demokratike është vetëm një emër dhe ai është Sali Berisha. Çdo kush që punon për të, me objektivin, ose të nënshtrojë PD, ose ta shktarrojë atë, është një armik i rëndësishëm i PD.

Personalisht mund ta ndihmoja Sali Berishën që t’i hidhja dorën e fundit të baltës mbi varr, PD, siç po bën ai dhe mbështetësit e tij, por mua ende më dhimbset PD, pasi nuk kam ndonjë interes tjetër për të, përveç historise sime. Armiqtë real të PD janë pikërisht këta që i janë vënë në resht Sali Berishës në kryqëzatën e tij për ta nënshtruar PD, që ose të rrijë “gatitu” para tij, ose të shkrihet.

Në këtë listë tani nuk është më Lulzim Basha. Ai mund ta shuajë PD, edhe duke mos bërë asgjë, siç nuk po bën, por së paku nuk po turpërohet të plotësojë tekat e një plaku të lig që mendon se “pas tij le të bëhet qameti…”

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Mjeshtri i Madh” i humorit Muharrem Hoxha feston sot ditëlindjen e 75-të

“Mjeshtri i Madh” i humorit Muharrem Hoxha feston sot ditëlindjen e 75-të

05/11/2025
Pirro Mani, “Artisti i Popullit” i biri i “Armikut të Popullit”… një histori e dhimëshme e tregur nga ai për të atin Kosta Mani!

Pirro Mani, “Artisti i Popullit” i biri i “Armikut të Popullit”… një histori e dhimëshme e tregur nga ai për të atin Kosta Mani!

05/11/2025
Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

05/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In