• Kontakt
Monday, February 2, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Taulant Balla: Meta, Saliu e Basha do të shkojnë për skrap, kandidatët me më shumë vota mund të renditen të fundit në listë

13/10/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Taulant Balla: Meta, Saliu e Basha do të shkojnë për skrap, kandidatët me më shumë vota mund të renditen të fundit në listë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur dje mbi deklaratat e presidentit se do të kthejë për rishqyrtim Kodin Zgjedhor.

Balla tha se, relacioni që do të shoqërojë kthimin e Kodit Zgjedhor do të lexohet me kujdes, por sipas tij ligji kthehet nga Meta në kuadër të sjelljes së tij si kreu i opozitës. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së theksoi më tej se, amendamentet për listat e hapura janë marrë nga Kroacia.

Ai theksoi gjatë intervistës në “Ilva Now” se në marrëveshjen e 5 qershorit është pranuar gjithçka që ka kërkuar Partia Demokratike. “Sa më shumë do t’i afrohemi datë së 25 prillit aq me e ashpër do të jetë retorika e Ilir Metës. Ne na duhen që të jenë bashkë Basha edhe Meta, Saliu dhe Monika. Shqiptarët më 25 prill kanë mundësinë e artë që t’i çojnë për skrap”, deklaroi z. Balla.

Sekretari i Përgjithshëm i PS tha më tej se, Meta u zgjodh president për shkak se vetë PS nuk i kishte votat e mjaftueshme por sipas tij ai doli nga korniza që para se ta merrte këtë detyrë. “E kam njohur Metën që nga 1994 dhe nuk di të ketë politikan tjetër që t’i ketë provuar të gjitha.

Me votat e Berishës është bërë vetëm zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm dhe ministër Ekonomie ndërsa më votat e socialistëve është bërë Kryeministër dhe President dhe të gjitha me radhë”, tha ai. Duke folur për listat e kandidatëve për deputetë, tha se edhe i fundit në listë mund të dalë i pari në garën zgjedhore, duke shtuar se vjen nga një zonë ku PS merr mbi 18 mijë vota.

“Mos flisni para kohe pasi do të jem përballë jush dhe më 26 apo 27 prill. E sigurt është që do të ketë kandidatë që edhe pse janë renditur poshtë që të dalin sipër, madje dhe në krye fare”, tha z. Balla. Por pyetjes së Ilva Tares nëse do të pranonte ai të ishte poshtë listës fituese, nuk i dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por nuk përjashtoi mundësinë që PS të përdorë këtë si strategji elektorale.

“Kjo mund të jetë një strategji. Kam parë në rastin e Kroacisë që për strategji elektorale më i votuari të jetë në fund fare”, tha kreu i grupit të PS. I pyetur mbi faktin se përse PS nuk pranoi që listat të hapeshin 100%, z. Balla u përgjigj se në këtë mënyrë mund të hynin në Parlament persona që nuk do të ishin të denjë për të përfaqësuar popullin.

“Ka të bëjë me legjitimin nëse në Tiranë mblidhen 36 individë dhe secili prej tyre merr thjesht votat e tyre familjare, mund të plotësonte votat. Nëse 36 kandidatë secili merr 400 vota, por mendoni ju nëse një deputet merr 401 vota duhet të përfaqësojë popullin? Është e vërtetë që Kosova ka një sistem të tillë, por ka sistem proporcional kombëtar dhe janë të përjashtuar kryetarët e partive”, deklaroi z. Balla.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

02/02/2026
Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In