ë Itali janë regjistruar 602 vdekje në total 21.067 persona, ka një rënie drastike të infeksioneve 675 ditën e sotme në numër total të infektuarve aktualë 104.391 , në total të infektuar janë 162,488 persona. Të shëruar ditën e stme janë 1695 persona me një total 37.130 persona.
Sipas buletinit më të fundit të mbrojtjes civile të ilustruar nga Angelo Borrelli, janë 675 raste të reja pozitive (rritja sot bie në krahasim me dje kur ishin 1.363), për gjithsej 104.229 (dje ishin 103,616). Me 602 viktima në 24 orët e fundit , numri i përgjithshëm i vdekjeve shkon në 21.067 (dje 20.465 dhe viktimat në 24 orë ishin 566).
Janë kryer 26.779 tamponë, 9,938 krahasuar me dje 36,717 brenda 24 orësh: totali i testeve sot arrin në 1.072.689. Rastet totale janë tani 162,488, një rritje prej 2,972 për një ditë (dje ato ishin 159,516). Trendi i këtyre të dhënave ka rënë ditët e fundit.
Numri i pacientëve të shëruar është 37.130, me 1,695 persona të rikuperuar në 24 orët e fundit (dje ishin +1.224). Ata që janë shtruar në spital me simptoma janë 28,011 (-12 dje ishin 28.023). Numri i personave të pranuar në terapi intensive bie: ata janë 3,186 (-74 në krahasim me dje kur ishin 3.260). Numri i personave në karantinë shkon në 73.094, krahasuar me 72.333 dje.