• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Taktika që SHBA ka zgjedhur për çmontimin e Berishës, nëse kryefoltoristi merr drejtimin e selisë blu: PD do përjashtohet nga Partitë Popullore

30/04/2022
in Aktualitet
A A
Vdekja politike e Sali Berishës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kreu Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se ish-kryeministri akuzohet për vepra penale në Shqipëri. Në një prononcim për gazetën “SOT” ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e futën në listë ish-kryeministrin Sali Berisha për sekuestrim asetesh, sepse sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zgjedhur taktikë tjetër për çmontimin e Sali Berishës.

“Sali Berisha akuzohet për vepra penale te kryera në Shqipëri dhe jo jashtë saj. Madje edhe Departamenti Thesarit që nxori sekuestro për Ylli Ndroqin dhe Aqif Rakipin nuk e futi në listë Berishën për sekuestrim asetesh. SHBA ka zgjedhur taktikë tjetër për çmontimin e Sali Berishës.

Deri në 2025 do kemi shpërbërje të Partisë Demokratike. Amerikanët janë të shqetësuar për frymën agresive anti-amerikane në Shqipëri pasi deri dje e konsideronin shtetin më pro amerikan në Europë. Për shkak të Berishës dhe militantëve të tij, sot është fundosi miti se Shqipëria është ishull pro amerikan në Mesdhe”, deklaroi Spahiu për gazetën “SOT”.

Ndër të tjera, ai deklaroi se vendimi për shpalljen “non grata” nuk ishte për Berishën, por sipas tij ishte për Berishizmin. Ai tha, se nëse Berisha merr drejtimin e selisë blu PD do përjashtohet nga Partitë Popullore.“Nuk e gjen dot sot një forcë politike të jetë kaq antiamerikane se sa PD. Pra vendimi për shpalljen “non grata” nuk ishte për Berishën por për Berishizimin, pra për të shkatërruar Berishizmin dhe këtë forcë politike e cila përfundimisht do të përgjysmohet.

Kush do që ta marri Sali Berisha apo Basha kjo parti do të shkojë drejt fundosjes. SHBA i është dashur të eliminojnë Berishizmin dhe jo Berishën si individ dhe duan që Basha ta vrasë atë politikisht. Amerikanët kanë përgatitur një plan B, nëse Berisha merr PD, ato kanë planin e izolimit total të PD, përjashtimi nga të gjitha partitë europiane”, u shpreh ai për gazetën “SOT”.

Spahiu: Peticioni është një ngjarje e rëndë

Ndërkohë, më herët ish- kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu, teksa ka folur për peticionin që zhvillohet online kundër ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, e cilësoi atë si një ngjarje të rëndë. Ai deklaroi, se as në Moskë nuk ka protesta kundër ambasadorit amerikan.

“Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në Shqipëri. Qindra qytetarë po firmosin një peticion për largimin e ambasadores fuqiplotë të SHBA në Shqipëri, shkëlqesisë së saj Yuri Kim. As në Moskë nuk ka protesta kundër ambasadorit amerikan. As në Hungari nuk ka peticion kundër ambasadorit të SHBA. As në Kinë nuk ka një organizim kaq agresiv kundër diplomatëve amerikanë.

Vladimir Putin, Viktor Orban, Xi Jipning apo Kim Jong janë shumë të kujdesshëm në aksionet apo lëvizjet kundër ambasadorëve amerikanë. Të katërt nuk krahasohen me agresivitetin e Sali Berishës dhe partisë së tij kundër Ambasadës së SHBA. Po pse pikërisht tani ky sulm masiv për largimin e Yuri Kim kur dihet fare mirë që edhe sikur të largohet, ambasadori tjetër që do dekretohet nga presidenti Biden dhe sekretari Blinken do ketë të njëjtin qëndrim diplomatik sikurse Yuri Kim?”, tha ai.

Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

15/07/2025
Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In